8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeKreshnik Bekteshi: Buxheti është shkurtuar por kemi para mjaftueshëm për projektet

Kreshnik Bekteshi: Buxheti është shkurtuar por kemi para mjaftueshëm për projektet

Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë është shkurtuar, por jo aq sa nëpër institucione të tjera. Edhe pse pjesa më e madhe e projekteve për subvencionet që mund t’i kishin shfrytëzuar qytetarët është stopuar, Bekteshi pohon që ka mjete të mjaftueshme që të realizohet pjesa tjetër e programit. Në këtë drejtim, do të ndahen subvencioneve për shporete me peleta, subvencione për zejet, do të mbështeten ndërmarrjet, mikro, të vogla dhe të mesme si dhe financiarisht do të mbështetet veprimtaria sipërmarrëse e grave.

Sikur të gjitha ministritë e tjera, kuptohet që ka shkurtime, por duhet të kihet parasysh që në Ministrinë e ekonomisë ka masa të tjera, që do të thotë, nëse e marrin në përgjithësi buxhetin nuk ka aq shkurtime krahasuar me institucione tjera- deklaroi Kreshnik Bekteshi- ministër i ekonomisë.

Nga Qeveria edhe më tej nuk zbulojnë kur do të lejohen hotelierët t’i hapin lokalet e tyre, edhe pse një pjesë e tyre filluan me përgatitje pasi morën informacione se nga e hëna do të fillojnë me punë.

Alsat një ditë më parë publikoi se qytetarët do të mbeten pa subvencione për invertorë, për pajisjet e gazit për makina, subvencione për dritaret PVC ose të aluminit, dhe se para nuk do të ketë as kategoritë sociale të qytetarëve për pushime të subvencionuara.

Bekteshi mbetet në qëndrimin që mos të shkurtohen pagat për nëpunësit e administratës. Mesazhi i tij është që kompanitë të cilat shfrytëzojnë pagë të subvencionuar minimale prej 14.500 denarë ta paguajnë pjesën tjetër të mbetur të pagës. Për dallim nga Bekteshi, ministrja e financave Nina Angellovska para disa ditëve deklaroi se shkurtim të pagave të administratës duhet të ketë që të gjithë ta mbajmë barrën e shkaktuar nga virusi korona dhe të ndihmohet sektori privat si më i goditur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments