8.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaOpinionBEJTULLA DEMIRI FLET PËR PROGRAMIN E AKADEMISË POLITIKE NGA ALTERNATIVA

BEJTULLA DEMIRI FLET PËR PROGRAMIN E AKADEMISË POLITIKE NGA ALTERNATIVA

Në Maqedonin e Veriut është hapur Akademia Politike nga partia Alternativa e cila mbështet edukimin politik, qytetar dhe kulturorë përmes seminareve, ligjëratave, publikimeve, si dhe hulumtimeve shkencore.

Kjo Akademi Politike është një mundësi shumë e mirë për anëtarët e partisë pasi që i ofron edukim dhe motivim që të kandidojnë për pozita publike ose të implementojnë ndonjë program politik, transmeton News33.tv

Këtë kohë akademia punën dhe funksionimin e saj po e realizon përmes metodës “distance learning”.

Fol Drejt ka realizuar një intervistë me Bejtulla Demiri, i cili është drejtor i Akademisë Politike Alternativa.

Demiri ka deklaruar që qëllimi primar i këtij institucioni të Alternativës është qasja shkencore dhe akademike e procesit politik.

“Qëllimi primar i këtij institucioni të Alternativës është qasja shkencore dhe akademike e procesit politik“, tha ai.

Gjithashtu, ai theksoi se kjo akademi është themeluar për nevojat e shpjegimit akademik dhe shkencore të fenomenit politik në Maqedoninë e Veriut.

“Akademia Politike Alternativa është e themeluar, organizuar dhe dizajnuar për nevojat e shpjegimit akademik dhe shkencore të fenomenit politik në Maqedoninë e Veriut“, u shpreh Demiri.

Intervista:

Pyetje: Si lindi ideja për formimin e Akademisë Politike?

Bejtulla Demiri: Ideja e AKADEMISË POLITIKE ALTERNATIVA, është rezultatet i nevojës dhe rrethanave politike në vende. Qasja akademike e fenomenit politik, është kusht “sine qua non”, në relacionet e reja shoqërore. Duke e marrë parasysh se vendimin de jure për themelimin e partisë e mori kryesia qendrore partisë Alternativa, Kryetari Afrim Gashi në bazë të kompetencave statusore emëroi Drejtorin, dhe strukturat udhëheqëse të Akademisë.

Pyetje: Cili është qëllimi i Akademisë Politike?

Bejtulla Demiri: Qëllimi primar këtij institucioni të Alternativës është qasja shkencore dhe akademike e procesit politik, partive politike, organizimi zgjedhjeve, dhe komplet konceptit politik në përgjithësi.

Pyetje: A ka interesim nga studentët për Akademi Politike?

Bejtulla Demiri: Natyrisht se në fokus të interesimit të veprimtarisë së Akademisë janë studentët, sepse edhe vetë Alternativa si parti politike në epiqendër të politikbërjes i ka studentët dhe rininë, por nuk mundet të themi se mungon interesimi i seniorëve.

Pyetje: Sa mund të jetë numri i studentëve në Akademi Politike?

Bejtulla Demiri: Numri i ndjekësve apo studentëve të ligjëratave të Akademisë është 80, por duhet të përmendim se kemi participientë edhe jashtë Republikës së Maqedonisë, por edhe prej organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe sektori jo qeveritar.

Pyetje: A do të ketë shtirje të akademisë edhe në vendet e tjera?

Bejtulla Demiri: Akademia Politike Alternativa është e themeluar, organizuar dhe dizajnuar për nevojat e shpjegimit akademik dhe shkencore të fenomenit politik në Maqedoninë e Veriut, por kjo nuk do të thotë se ne jemi të përkufizuar vetëm në vende, ambiciet tona i kalojnë kufijtë dhe vendit dhe mundet të jemi prezent edhe në vendet tjera, posaçërisht vendet e Bashkimit Evropian.

Pyetje: Çka përfshihet në programine Akademisë Politike
nga Alternativa?

Bejtulla Demiri: Kurikulumet dhe Syllabuset e Akademisë Politike janë të bazuara shpjegimin e nocioneve më të rëndësishme politike në bazë literaturës më moderne në shkencat politike. Duke marrë këtu parasysh edhe përgatitjen profesionale dhe përvojën praktike të ligjëruesve në politik, tha Demiri në intervistë me shkrim për Foldrejt.com.

Kujtojmë që deri me tani në kuadër të Akademisë Politike Alternativa, janë mbajtur shumë ligjërata me temë të ndryshme si:

“E drejta dhe politika”, nga profesori universitar, Zemri Elezi.

“Arsimi, Politika dhe Shoqëria“, nga nënkryetari i AlternAtivA-s, prof. Lulzim Aliu.

“Aktivizimi dhe menaxhimi i suksesshëm politik”, nga Sekretari gjeneral i AlternAtivA-s, Skender Rexhepi – Zejdi.

“Origjina dhe transformimet e identitetit kulturor e politik te shqiptarët”, nga anëtari i Kryesisë Qendrore të AlternAtivA-s, Zeqirija Ibrahimi.

“Rëndësia dhe efektet e fjalës publike”, nga anëtari i kryesisë qendrore të AlternAtivA-s, Asaf Ademi.

Ligjëratat online në Akademinë Politike Alternativa me kryetar Afrim Gashi do vazhdojnë edhe javën e ardhshme./News33.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments