12.9 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeKrenar Lloga: Njoftojmë familjarët se do ta mbikëqyrim rastin e z.Pajaziti

Krenar Lloga: Njoftojmë familjarët se do ta mbikëqyrim rastin e z.Pajaziti

Ministrisë i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka reaguar rreth gjendjes shëndetsore të të burgosurit Musadik Pajaziti, për të cilën Lloga ka kontaktuar drejtorinë e burgut në Shutkë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë do të bëhet ekzaminim në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup.

Gjithashtu jemi në kontakt edhe me Ministrinë e Shëndetësisë prej nga na njoftuan se janë organizuar që Pajazitit t’i jepet trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Pasi morëm informacionin për gjendjen e Musadik Pajazitit që ndodhet në Burgun e Shkupit – Shutkë, menjëherë kemi kontaktuar me drejtorinë e burgut, ku janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe do të bëhet ekzaminim në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup. Gjithashtu jemi në kontakt edhe me Ministrinë e Shëndetësisë prej nga na njoftuan se janë organizuar që Pajazitit t’i jepet trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Duam të njoftojmë familjarët dhe mbarë opinionin se rastin do ta mbikëqyrim në vazhdimësi dhe urojmë që z. Pajaziti të shërohet sa më shpejtë. Trajtimi adekuat shëndetësor është e drejtë e garantuar e çdo qytetari pa dallim dhe për këtë do të angazhohemi dhe punojmë që ta sigurojmë për çdo të burgosur dhe çdo qytetar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments