22.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaKremlini akuzon Mbretërinë e Bashkuar se po ‘provokon’ Ukrainën që të nisë...

Kremlini akuzon Mbretërinë e Bashkuar se po ‘provokon’ Ukrainën që të nisë sulme në Rusi

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se Mbretëria e Bashkuar po “provokon” Ukrainën që të nisë një sulm në Rusi.

Të dyja agjencitë e lajmeve, Interfax dhe RIA, kanë cituar Ministrinë e Mbrojtjes duke thënë se Rusia do të jepte “një përgjigje proporcionale nëse ka përpjekje të tilla”.

Ai tha se ushtria ruse është e gatshme të kryejë sulme hakmarrëse kundër qendrave vendimmarrëse në Kiev, duke përdorur armë me saktësi të lartë.

Më herët, ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, tha se ishte krejtësisht legjitime që forcat ukrainase të synonin linjat e furnizimit në territorin rus.

Heappey pranoi se armët e ofruara nga komuniteti ndërkombëtar për Ukrainën, kishin rrezen për t’u përdorur në Rusi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments