8.9 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeKovacki i jep LSDM-së 24 orë për të kërkuar falje, “Nuk jam...

Kovacki i jep LSDM-së 24 orë për të kërkuar falje, “Nuk jam i dënuar”

SDS gënjen. Në përpjekje për të mbrojtur dezertorin Kovaçevski, ata manipulojnë për një krim të supozuar kundër meje. Me përgjegjësinë më të madhe pohoj, nën përgjegjësinë e plotë penale dhe ligjore, se nuk jam dënuar për veprën penale të falsifikimit të dokumentit, reagon deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovacki, ndaj njoftimit të sotëm të LSDM-së.Kërkoj që SDS brenda 24 orëve të kërkojë falje për këtë gënjeshtër, në të kundërtën do të bëj kallëzim penal kundër partisë. Me gënjeshtra nuk mund të mohojnë dokumentin se presidenti i tyre është i paaftë përgjithmonë. I shkreti Kovaçevski në vend që të gënjejë, të fillojë t’i paketojë valixhet nga Qeveria dhe menjëherë të japë dorëheqjen sepse një person përherë i paaftë nuk mund dhe nuk guxon ta udhëheqë vendin”, ka shkruar Kovacki në profilin e tij në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments