18.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeKovaçevski: Zgjedhje do të ketë në terminin e rregullt, qytetarët duan të...

Kovaçevski: Zgjedhje do të ketë në terminin e rregullt, qytetarët duan të jetojnë në BE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë mundësia për dështim të ndryshimeve kushtetuese nuk do të diktojë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në vend, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se zgjedhjet do të jenë të rregullta ndërsa theksoi se pret mbështetje nga të gjithë deputetët për ndryshimet kushtuese.

“Zgjedhje do të ketë në terminin e rregullt. Fillimisht zgjedhje presidenciale, pastaj zgjedhje parlamentare. Procedura e ndryshimeve kushtetuese është shumë e qartë. Nisma e Grupit të punës është dërguar në Ministrinë e Drejtësisë, ata e kanë dërguar në Qeveri, Qeveria do ta rishikojë dhe më pas do t’ia dorëzojë Kuvendit ku më pas hapet procedura e Komisionit për Çështje Kushtetuese, më pas në seancë plenare dhe edhe një herë shpreh shpresë që të gjithë deputetët do të jenë në nivelin e detyrës që të përfaqësojnë interesat e qytetarëve, kurse interes prioritet i qytetarëve është integrimi në BE, sepse kjo shihet çdo ditë, në 30 vjetët e fundit, qytetarët tanë duan të jetojnë në BE”, tha Kovaçevski./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments