28.6 C
Tetovo
E hënë, 22 Korrik, 2024
BallinaLajmePropozimi për ndryshime kushtetuese nga Ministria e Drejtësisë është dërguar në Qeveri

Propozimi për ndryshime kushtetuese nga Ministria e Drejtësisë është dërguar në Qeveri

Propozim-nisma për ndryshime kushtetuese e përgatitur nga Grupi i punës nga Ministria e Drejtësisë është dërguar në Qeveri, të cilën duhet ta shqyrtojë në mbledhje, e më pas edhe ta dërgojë në Kuvend.

Ministria e Drejtësisë javën e kalaur punoi në pastrimin nomoteknik të propozimit, ndërsa ai u përkthye edhe në gjuhln shqipe.

Qeveria sipas rregullit çdo të martë mban mbledhje të rregullt, por tani për tani nuk ka informatë nëse propozim-nisma do të gjendet në rend dite të mbledhjes së nesërme ose do të shqyrtohet plotësisht.

Grupi i punës në mbledhje të mbajtur para dhjetë ditëve e miratoi Propozim-nismën për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë me udhëzime për ndryshim dhe plotësim.

dryshimet janë në pjesën e Preambulës me atë që shtohen disa popuj. Në Preambulë pas “… popullit boshnjak” shtohen fjalët “populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebraik, populli egjiptian”, deklaroi pas takimit kryetarja e grupit të punës, Margarita Caca Nikollovska. Ndryshimi i dytë, siç shtoi ajo, është në pjesën e diasporës dhe në Amandamentin 34, i cili është zëvendësuar me nenin 49 dhe Amandaerntit 2.

Në këtë Amendment të Kushtetuës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me të cilin zëvendësohet neni 49 dhe Amendanamenti 2, pas “… popullit boshnjak” gjithashtu shtohen fjalët “populli bullgar, kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebraik, populli egjiptian”.

Tani për tani është e paqartë nëse në Kuvend do të pranohen ndryshimet kushtetuese duke pasur parasysh se VMRO-DPMNE paralajmëron se nuk do t’i mbështesë. Për miratim të ndryshimeve kushtetuese nevojitet shumicë prej dy të tretave apo së paku 80 deputetë.

Për të mërkurën është paralajmëruar takimi i kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Siç kumtuan nga Qeveria, në takim do të bisedohet para së gjithash për vendimet të cilat duhet të sillen në Kuvend me qëllim të vazhdimit të integrimit evropian të vendit, si dhe për qasjen e shtetit, institucioneve dhe të gjithë faktorëve politik në drejtim të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët tanë.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi javën e kaluar deklaroi se procedura për ndryshimet kushtetuese mund të fillojë dhe paralelisht të zgjasin bisedimet politike, duke pasur parasysh se nga parashtrimi i propozim-nismës deri në mbledhjen duhet të kalojnë 30 ditë në mënyrë që deputetët të mund ta shqyrtojnë. pritjet janë se ndryshimet kushtetuese do t’i dërgoheshin Kuvendit nga mesi i këtij muaji. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments