15.8 C
Tetovo
E shtunë, 12 Tetor, 2024
BallinaLajme(Video) Ish drejtori i spitalit të Tetovës Florin Besimi: Nuk e...

(Video) Ish drejtori i spitalit të Tetovës Florin Besimi: Nuk e kuptoj aktgjykimin, nuk e di si më lidhin me objektin modular

Ish-drejtori i dënuar i spitalit në Tetovë, Florin Besimi, ka treguar se nuk e ka kuptuar aktgjykimin me të cilin ka marrë dënim me kusht për zjarrin në spitalin modular, përkatësisht për mosparandalimin e tij. Ai tha se nuk është nënshkrues dhe as nuk ka ndonjë lidhje me objektin. Ai do të bëjë ankesë në Apel.

“Nuk e kuptoj vendimin. Nuk e kuptoj si me lidhin me spitalin modular kur ju vete keni qene prezent dhe nga vete provat shihet qe nuk jam kontraktor, nuk jam mbikqyrur dhe as e kam marre, qe ekziston ne dokumenta. . Unë nuk jam nënshkrues. Unë e di vetëm se jam akuzuar për mjete PP – ka pasur apo jo, kështu kanë thënë dëshmitarët gjatë gjykimit. Më mbetet që ta kundërshtoj aktgjykimin dhe ta kërkoj të drejtën në institucionet e larta gjyqësore”, tha Besimi.

I pyetur se si ndihet dhe nëse kjo është drejtësi për viktimat, Besimi tha: “Më vjen keq për ngjarjen tragjike, nuk ndihem fajtor. Unë nuk jam nënshkrues, nuk kam qenë mbikëqyrës. Unë jam ende në kërkim të drejtësisë që të gjithë viktimat, familjet ta dinë të vërtetën. Unë jam më i interesuari për këtë”.

Besimi u dënua 1 vit e 6 muaj me burgim me kusht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments