18.6 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeKovaçevski për ASH-në: Dyert e qeverisë janë të hapura për forcat...

Kovaçevski për ASH-në: Dyert e qeverisë janë të hapura për forcat politike pro-evropiane

Qeveria funksionon me shumicë stabile për momentin, por të gjithë ata që janë për Maqedoni Evropiane, Qeveria i ka dyert e hapura, pa përjashtim. Kështu tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, në lidhje me lajmet që po qarkullojnë në opinion, për hyrjen në Qeveri të partisë opozitare, Aleanca për Shqiptarët. Kovaçevski tha se vendi për momentin është në negociata me Bashkimin Evropian dhe se duhet përmbushur detyrat të cilat i ka marrë për t’u bërë pjesë e BE-së.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër: “Gjatë fjalimit tim në parlament në senacën për pyetje deputetësh, i bëra thirrje të gjithë deputetëve dhe partive politike të cilët janë për konceptin për Maqedoni Evropiane, se dyert për bashkëpunim të kësaj qeveri janë të hapura, pa marrë parasysh përkatësinë partiake. Për shkak se para nesh janë vendimet që duhet t’i marrim. Vendimet duhet të miratohen me konsensus të gjerë, dhe të gjithë ata që duan të jenë pjesë e shtetit me vizion janë të mirseardhur”.

Ndërkaq që, disa ditë më parë, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha se për momentin janë të angazhuar për ristrukturimin e partisë, por nëse marrin një ofertë për t’u bërë pjesë e qeverisë, atëherë do ta shqyrtojnë të njejtën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments