9.1 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeKosovë, test-protesta e dytë e mbështetësve të VV-së

Kosovë, test-protesta e dytë e mbështetësve të VV-së

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skenderbeu” në Prishtina janë mbledhur për test-protestën e dytë. Qindra persona i janë përgjigjur kësaj thirrje e të cilët po kërkojnë zgjedhje të reja. Në këtë lloj proteste është shpalosur edhe një pankartë gjigande me mbishkrim “Duam zgjedhje”, duke bërë të qartë edhe njëherë se kjo parti nuk do të pranojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese I cili do të ishte në disfavor të tyre. Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur nga ndërtesa e qeverisë masën e protestuesve, ndonëse dje kishte thënë se nuk qëndron prapa organizimit të test-protestës së sotme në qendër të Prishtinës. Gjykata Kushtetuese pritet këtyre ditëve të marrë vendimin final rreth mandatarit për qeverinë e re.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments