Kryeministri Albin Kurti, ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik.
Përmes një vendimi Kurti ka njoftuar se të gjitha insitutcionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të veprojnë konfrom planit të reagimit kombëtarë, si dhe Ministria e Shëndetësisë ëshë përgjegjëse për menaxhimin e emergjencës së shëndetit publik.
Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.
Pas konfirmimit të edhe katër rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka kërkuar nga kryeministri i vendit Albin Kurti, shpalljen e gjendjes emergjente, shkruan Insajderi.