A ishte ky Bilall Kasami që jo më larg se para 5 vjetve bënte propagandë në njerëz se “Vera e Kulturës Tetovare” sjell degjenerim për të rinjtë? A ishte ky ai që kritikonte zhvillimin kulturor duke e arsyetuar se harxhohen paret e Komunës kot.
E kuptoj këtë qasje të tijën, edhe pse sjam pajtuar asnjëherë me të tilla konstatime, por ama nuk e kuptoj se si ai i ndryshoi qëndrimet brenda vitesh?
Unë për vete e kam përkrahur zhvillimin kulturoro-artistik edhe atëherë edhe sot, pa marrë parasysh kush është në krye të Komunës, sepse për mua ka rëndësi zhvillimi kulturor i qytetit tonë. Pse nuk e promovoj si ngjarje? Sepse e di se nuk e ka me shpirt, nuk e ka me gjithë mend, e ka fallc. Por, megjithatë e ka kuptuar se Tetova kërkon kulturë, emancipim, edukim e zhvillim. E ky është një përparim për të e për bashkëmendimtarët e tij.
A është mirë kur Bilall Kasami ndan mjete për kulturë? Gjithësesi se po. Por, të paktën mos të jetë dyfytyrësh. Të paktën të mbajë qëndrim burrash dhe ta mbajë të njejtin qëndrim edhe kur të jetë në opozitë, sepse i bije qe po i përshtatet trendit. E qe besa, liderët nuk u përshtaten trendeve, por krijojnë trende. Kjo është ajo nuanca e hollë dhe mali gjigant që nuk ta jep kënaqësinë e kapërcimit të tij.
E kur i shoh e përjetoj këto marrëzira shqiptare, me kujtohet një thënie e alpinistit Edmund Hillary, cili në vitin 1953 arriti për herë të parë të ngjitet në Mont Everest. Ai tha:”Nuk është mali ai që e pushtojmë, por vetja jonë!”.
Pra, pushtoje veten Bilall!
