10.5 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaLajmeKosovë/ Përfundon bastisja në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, mbrojtja:...

Kosovë/ Përfundon bastisja në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, mbrojtja: Po cenohen të drejtat kushtetuese

Pas rreth nëntë ore, pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, kanë përfunduar bastisja në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

Avokati, Artan Qerkini ka deklaruar se Smakaj nuk ka qenë fare pjesë e personave të dyshuar për bastisje, për këtë ai kërkoi nga Gjykata të ketë më shumë kujdes kur lëshon urdhër bastisje.

Qerkini tha se i janë marrë disa dokumente, porse nuk dihet se çfarë.

“Edhe kjo bastisje është në vazhdën e bastisjeve të urdhëruara nga Gjykata Speciale, një hetim që ata janë duke e zhvilluar që sa kohë në lidhje me pengimin e drejtësisë. Mirëpo, Gjykata me lehtësi shumë të madhe po i lëshon këta urdhërua për bastisje, sepse dihet se me këto urdhërua cenohen të drejtat kushtetuese të personit, cenohet paprekshmëria e banesës, privatësia e me radhë. Sidomos nëse merret parasysh funksioni që ka pas, besoj se gjyqtari i procedurës paraprake, është dashur të jetë shumë i kujdesshëm kur urdhëron masa të kësaj natyre. Jemi dëshmitar të urdhërimit të këtyre masave në vazhdimësi, por nuk ka asnjë rezultat të prekshëm dhe kjo imponon nevojën që Gjykata të jetë shumë e kujdesshme kur lëshon masa që cenojnë të drejtat e njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Qerkini.

Sipas tij, kjo bastisje është e papranueshme, pasi Smakaj nuk është i evidentuar si i dyshuar në këto hetim.

Avokati tha se klienti i tij nuk ka pasur kurrfarë kontakti me dëshmitarët dhe se po të kishte pasur kontakt me dëshmitarët, ai do ta kishte statusin e personit të dyshuar.

I njëjti nuk ka pranuar të flasë për bastisjen e Blerim Shalës, këshilltarit të Hashim Thaçit, pasi siç tha ai nuk ka qëndruar deri në fund./ KosovaPress

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments