13.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeKosova s’bën problem për emrin e vjetër në dokumente, në kufirin e...

Kosova s’bën problem për emrin e vjetër në dokumente, në kufirin e Bllacës mund të kalohet pa targa NMK

Shteti i Kosovës nuk bën problem për qytetarët e Maqedonisë së Veriut për ta kaluar kufirin me dokumente dhe targa me emrin e vjetër.

Qetësoni dhimbjen e kockave dhe të muskujve në kushte shtëpieBlogLexo më shumë

Ja si mund të mbani në kontroll mykun e këmbëve në kushte shtëpieBlogLexo më shumë

Mbani në kontroll Psoriasis dhe Egzemën në kushte shtëpieBlogLexo më shumë

by Taboola

Sponsored Links

Edhe pse nuk i kanë ngjitëset NMK në targa, veturat po e kalojnë pa problem kufirin.

Kosova s’bën problem për emrin e vjetër, në kufirin e Bllacës mund të kalohet pa targa NMK
“Jemi këtu tek kufiri për në Kosovë dhe pamë disa vetura të cilat nuk i kishin ngjitëset në tabela “NMK” dhe kaluan pa problem. Me një qytetarë të cilin biseduam ai na tregoi se edhe lejet e vozitjes por edhe me letërnjoftimet e vjetra mund ta kalojnë në Kosovë”, raporton Fazile Halili, gazetare TV21.

Edhe një punonjës i MPB-së në pikën kufitare , i cili nuk deshi të flet para kamerës, na e konfirmoi se dokumentet e vjetra nuk e pengojnë lëvizjen e lirë.
Me disa qytetarë të cilët biseduam u shprehën të pakënaqur për procesin e ndryshimet të dokumenteve, pasi sic thonë, duhet të presin shumë dhe të paguajnë në mënyrë shtese, ndonëse kanë pasur afat ne dokumente.
-Nuk është në rregull shteti që e bën këtë për popullin, popullit duhet njëherë t’ia sigurosh punët pastaj ta lëshosh ligjin, tani ligjin si t’iu kujtohet, por ne nuk kemi në dorë asgjë, e kanë funksionarët shpresoj të bëhet mirë.
-Të gjitha i kam si duhet të jenë.
Sa kohë i keni?
-5 muaj, kam pasur kohë atëherë dhe thash që ti ndërroj më mirë, se tani çfarë janë duke bërë njëfarë tubimi, çfarë janë duke hequr njerëzit, janë duke marrë para, kush ka të holla për 5 orë e merr pasaportën, më vjen keq që shprehem kështu por e vërtetë është, ai që nuk ka do të presë deri në shtator apo në muajin e 11 të vitit të ardhshëm.
-Po po i kemi.
Sa kohë?
-Një javë unë, kështu 2 javë ditë po.
Ndryshe dje në kuvend u vendos që patentë shoferët me emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë” të jenë të vlefshme deri në fund të vitit për përdorim të brendshëm.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments