12.5 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeKosova në KiE, Vuçiç sulmon Bakojanis: U kujtove befas për…

Kosova në KiE, Vuçiç sulmon Bakojanis: U kujtove befas për…

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, hodhi akuza të forta në drejtim të reporteres për Kosovën në Këshillin e Europës, Dora Bakojanis e cila propozoi pranimin e Kosovës në këtë organizatë në një raport që pritet të votohet në 18 Prill.

Gjatë një konference, Vuçiç tha se vendi i tij po paguan një çmim të lartë për shkak të marrëdhënies me Rusinë.

“Vendet perëndimore ndjejnë shumë presion për shkak të avancimit të forcave ruse dhe pasigurisë se si do të përfundojë konflikti në Ukrainë, dhe janë nën presion nga mesazhet politike nga Moska bazuar në atë që quhet ‘precedenti Kosovë’. Pikërisht për këtë arsye, bëhet fjalë për heqjen e Kosovës si një as të mundshëm nën mëngë të Vladimir Putinit dhe prandaj jemi në shënjestër të Prishtinës dhe atyre që i kanë përkrahur”, u shpreh Vuçiç.

Presidenti serb foli ashpër në drejtim të zyrtarit amerikan Gabriel Escobar, ndërmjetësuesit Lajçak dhe iu drejtua veçanërisht Dora Bakojanisit, që rekomandoi pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa kushte shtesë.

“Relatorja Dora Bakojanis u kujtua befas se nuk ka rëndësi as shpronësimi i tokës në veri të Kosovës dhe as Asociacioni për rekomandimin për pranim në Këshillin e Evropës për Prishtinën, por vetëm kthimi i tokës në manastirin e Deçanit”, tha Vuçiç.

Vuçiç paralajmëroi se Serbia do të marrë “vendim serioz” për Këshillin e Evropës, nëse kjo organizatë evropiane e pranon Kosovën si anëtare.

“Ne do të vazhdojmë të flasim për Kosovën, do të marrim edhe vendime për Këshillin e Evropës”, tha ai.

“Mendoj se reagimi i Serbisë duhet të jetë i fortë, serioz dhe i përgjegjshëm”, tha Vuçiq pa shpjeguar se cili do të jetë vendimi i vendit të tij nëse Kosova bëhet anëtarja më e re e Këshillit të Evropës muajt e ardhshëm.

Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi të mërkurën raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandoi se ajo ika plotësuar kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Asambleja Parlamentare pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës në prill, dhe nëse ajo jep dritën jeshile, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në maj.

Serbia votoi kundër dhe synon ta vazhdojë kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, megjithëse asaj i kërkohet të mos e kundërshtojë anëtarësimin e vendit fqinj në asnjë organizatë ndërkombëtare në përputhje me Marrëveshjen Bazike që palët e arritën në dialogut e ndërmjetuar nga BE-ja në shkurt të vitit 2023.

BE-ja thotë se Marrëveshja Bazike është ligjërisht e detyruese për Kosovën dhe Serbinë.

Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Vuçiq tha se disa emisarë perëndimorë i kanë thënë “në disa raste se është Kosova ajo që së pari duhet të ndërmarrë një hap në lidhje me themelimin e Asociacionit, para çdo hapi nga Serbia”.

Në mesin e emisarëve që Vuçiq pretendon se ia thanë këtë, janë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments