BallinaLajmeKorridori “Behtel-Enka”: Akuza për projekt kriminal, Mickoski: Do t’i gjejmë gjurmët e...

Korridori “Behtel-Enka”: Akuza për projekt kriminal, Mickoski: Do t’i gjejmë gjurmët e parave

Gjeneruesi më i madh i deficitit buxhetor, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, është projekti për Korridorin 8 dhe 10, gjegjësisht marrëveshja me Behtel-Enkën. Ai thotë se nuk e ka ndryshuar mendimin që projekti është kriminel por se qeveria ka marrë përsipër përfundimin e tij me qëllim që shteti të mos paguaj detyrime të tjera. Kryeministri tha se 400 mijë euro në muaj paguan shteti si pasojë e asaj marrëveshje.Nuk e di përse mendojnë se unë kam ndryshuar mendim. Po, është projekt kriminal dhe manipulues, procedurë jotransparente dhe keqpërdorim i flamurit evropian. Po, i tillë është projekti dhe qëndrimin nuk e kam ndryshuar por çfarë të bëjmë, t’i lëmë ato 350 milion euro që i dhanë si avans, para të qytetarëve. Falë jush deputetëve, ai projekt më nuk është në Ministrinë e Transportit por në “Rrugët shtetërore” dhe për shkak të aftësive negociuese të qeverisë vlerësojmë se gjenerimi i borxhit nuk do të jetë me atë insenzitet si përfitimi. Dilema është, a do t’i lejojmë paratë e qytetarëve të harxhohen për provizione të imta të cilat për fat të keq, me siguri janë paguar në kesh dhe edhe sot nuk mund t’ua gjejmë gjurmët, por do t’ua gjejmë, do të jemi të durueshëm, do të punojmë dhe do t’ua gjejmë gjurmët. Me siguri janë paguar përmes nënzbatuesve në vende të tjera. Por do t’ua gjejmë gjurmët. Pyetja e vërtetë është se përse ai projekt është gjendur si me magji në Ministrinë e Transportit dhe jo atje ku e ka vendin në “Rrugët Shtetërore”. A mos ndoshta është ndonjë përplasje e atëhershme mes koalicionit sepse në ndërmarrjen publike drejtori ka qenë i njërit partner të koalicionit kurse ministri ka qenë nga partneri tjetër i koalicionit. Mos ndoshta në atë mënyrë kanë aplikuar kontroll të dyfishtë se ku ka shkuar avansi? – Hristijan Mickoski, Kryeministër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments