7.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeKoronavirusi kthehet “fuqishëm” në Shkup, 16 raste për një ditë

Koronavirusi kthehet “fuqishëm” në Shkup, 16 raste për një ditë

Ministria e Shëndetësisë njofton se Instituti për shëndet publik ka regjistruar 8 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit-shtatë nga Shkupi dhe një në Prilep.

Në Klinikën infektive ka ndërruar jetë një paciente 60 vjeçare nga Kumanova e cila gjendej në spital që nga 27 prilli, në spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një pacient nga Struga 59 vjeçar i pranuar më 16 maj si dhe një pacient nga Shkupi 51 vjeçar i pranuar më 4 maj. Në 24 orët e fundit janë testuar 286 persona, kurse janë regjistruar 25 raste të reja. Vërehet rritje e madhe e pacientëve në Shkup ku janë shënuar 16 raste të reja. Burime nga Ministria e shëndetësisë thonë se edhe më tej shumica e rasteve vijnë nga Hasanbegu dhe nga Saraji, por ka edhe nga komuna tjera. Brengosës mbetet edhe numri I pacientëve në Tetovë, ku janë shënuar 4 raste të reja, në Strugë-1, Veles-2 dhe Ohër-2.

Numri i përgjithshëm i pacientëve me Kovid 19 në Maqedoni tani ka shkuar në 1817, janë shëruar 1301, kanë ndërruar jetë 104, kurse numri i rasteve aktive është 412.

Shpërndarja e fundit nëpër qytete është:
• Shkup– 628, aktivë 152
• Kumanovë– 416, aktivë 31
• Dibër – 51, aktivë 0
• Shtip-36, aktivë 2
• Prilep–200, aktivë 63
• Tetovë– 147, aktivë 79
• Struga– 70, aktivë 4
• Veles– 121, aktivë 50
• Manastir–27, aktivë 8
• Ohrid–21, aktivë 6
• Kavadar– 5, aktivë 0
• Gostivar–19, aktivë 2
• Gjevgjelia – 4, aktivë 0
• Strumicë– 2, aktivë 0
• Kriva Pallankë – 6, aktivë 2
• Radovish – 4, aktivë 0
• Krushevë – 3, aktivë 0
• Koçan – 31, aktivë 4
• Probishtip – 2, aktivë 0
• Kërçovë – 2, aktivë 0
• Negotinë -9, aktivë 5
• Demir Hisar– 1, aktivë 0
• Makedonski Brod- 2, aktivë 0
• Pehçevë – 3, aktivë 1
• Dellçevë -1, aktivë 0
• Vallandovë -1, aktivë 1
• Vinicë – 2, aktivë 0
• Kratovë -2, aktivë 1
• Berova -1, aktivë 1
Deri tani në Maqedoni janë bë 21.722 teste për kovid-19

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments