15 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeKontrolli i parë në Agjencinë e re, probleme me transferimin e urdhrave...

Kontrolli i parë në Agjencinë e re, probleme me transferimin e urdhrave nga DSK-ja në ASN

Anëtarët e Komisionit mbikëqyrës gjatë vizitës së parë në Agjencinë e re për Siguri Nacionale, kanë bërë kontroll lidhur me mënyrën e ndjekjes së komunikimeve. Kanë vërejtur se ka probleme gjatë transferimit të urdhrave nga ish-DSK-ja në Agjencinë aktuale. Kryetari i Komisionit, Emill Dimitriev, pas takimit tri-orësh deklaroi se nuk mund të zbulojë shumë, pasi bëhet fjalë për informacion të klasifikuar. Vetëm tha se problemi ka natyrë juridike – në cilin moment duhet të ndërpriten urdhrat nga institucioni i vjetër dhe të vazhdojnë urdhrat e Agjencisë së re.

Në lidhje me mundësinë që Agjencia t’i shfrytëzojë pajisjet në mënyrë të pavarur dhe mobile për t’i ndjekur komunikimet, Dimitriev tha se ato nuk përdoren.

Dimitriev nuk deshi t’i komentonte informacionet se bëhet seleksionim partiak i kuadrove në lidhje me atë se cilët prej të punësuarve në DSK do të transferohen në Agjencinë aktuale.  Ai tha se për këtë gjë,  kompetencat i ka një agjenci tjetër. Drejtori i Agjencisë, Viktor Dimovski nuk deshi të jepte deklaratë. Ai dje në intervistë për agjencinë AIM (MIA) tha se nuk do të lejojë të punojnë njerëz që kanë konflikt të interesave, por ata të cilët i plotësojnë kriteret. U përballëm me situatë që disa prej kuadrove të kenë shtetësi të dyfishtë, gjë që është kundër ligjit, tha Dimovski i cili pas vetingut, do ta vazhdojë punën e tij në këtë sektor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments