3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeKontrollet inspektuese të punës prej sot të përforcuara me polici financiare

Kontrollet inspektuese të punës prej sot të përforcuara me polici financiare

Inspektorët e tregut prej sot do të kryejnë kontroll në objektet hotelierike së bashku me përfaqësuesit e policisë financiare të cilët kanë të drejtë ligjore për të kryer legjitimitet të mysafirëve.

Drejtori i Inspektoratit shtetëror të punës, Stojko Paunovski i paralajmëroi hotelierët se ky protokoll në kërkesë të Komisionit për sëmundje infektive vazhdon të zbatohet.

Sipas Paunovskit, numri më i madh i masave të ndërmarra nga hapja e sërishme e objekteve hotelieirike deri më tani, janë për shërbimin e mysafirëve në pjesën e brendshme, mjete të pamjaftueshme të siguruara për dezinfektim dhe punë jashtë orarit.

Ai edhe njëherë theksoi se masat sillen për mbrojtjen e qytetarëve, e jo për dikë që të mos i respektojë dhe të dënohet. Nga vetëdija dhe ndërgjegjja e qytetarëve do të varet nëse do të ketë dënime ose jo, nënvizoi Paunovski.

Në pyetjen pse dënohen hotelierët të cilët pranojnë mysafirë kur me dekret nuk janë të mbyllura, drejtori i Inspektoratit përmendi se në vijim është sjellja e protokolleve për hapjen e tyre.

“Qeveria dhe Komisioni për sëmundje infektive në Dekretin 22 ndalon punën e të gjitha objekteve hotelierike. Në Ligjin për hotelieri në nenin 18 dhe 19 shumë mirë është theksuar çka bie në veprimtarinë hotelierike. Këtu janë edhe hotelet. Sinqerisht pohoj se Inspektorati punon në pajtim me dekretet dhe nenet e ligjeve. Për hapjen e hoteleve përgatiten protokollet”, tha Paunovski.

Paraprakisht, drejtori i Inspektoratit shtetëror për transport, Rufat Huseini informoi se numri më i madh i dënimeve për transportin publik deri më tani janë shqiptuar për shkak të mosrespektimit të masave bazë në pajtim me të cilat transportuese ka për obligim t’i dezinfektojë automjetet, ta kufizojë numrin e udhëtarëve deri në maksimum 50 për qind dhe të garantojë se të gjithë udhëtarët mbajnë maska dhe doreza

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments