5.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeKONKURS NË DOGANA PARA ZGJEDHJEVE? DREJTORIA SHFAJËSOHET: JANË PUNËSIME TË PËRKOHSHME

KONKURS NË DOGANA PARA ZGJEDHJEVE? DREJTORIA SHFAJËSOHET: JANË PUNËSIME TË PËRKOHSHME

Ministria e Financave më 28 mars, tre ditë para fillimit të fushatës për zgjedhjet presidenciale, ka publikuar konkurs për 22 vende të përkohshme pune, në Drejtorinë e Doganave. Kërkohet që ofertat të dorëzohen tre ditë para rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Kjo për VMRO-DPMNE-në, është blerje votash dhe korrupsion që ndikon tek zgjedhjet.

“Ja oferta në para e rëndë mbi 2 milion denarë, por nga aspekti etik dhe juridik, është shumë më e rëndë”, pohoi Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.

Drejtoria e doganave i demanton pohimet e VMRO-DPMNE-së, se “në prag të zgjedhjeve është publikuar konkurs për 22 vende të përkohshme pune në Drejtorinë Doganore”. Kjo drejtori as nuk punëson e as nuk publikon konkurs për punësim në gazetat ditore. Theksojnë se bëhet fjalë për gënjeshtër dhe përpjekje për keqinformim të opinionit.

Mënyra e tillë e informimit të opinionit është keqinformim tendencioz nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe është në kundërshtim me etikën politike dhe profesionale, thonë nga kjo drejtori.

“Duket qartë se bëhet fjalë për konkurs për ndarjen e marrëveshjes për furnizim publik për shërbim për punësime të përkohshme. Ky furnizim është në përputhje me Ligjin për furnizime publike dhe me planin për furnizime publike për vitin 2019 i sjellë më datë 24 janar të këtij viti nga ana e drejtorit të Drejtorisë doganore. Plani është publikuar në web faqen  e Drejtorisë. Furnizimi është planifikuar nën numrin rendor 21, me fillim të furnizimit në muajin mars dhe shuma e vlerësuar e furnizimit është 2.6 milion denarë me TVSH”, tha Irfan Buçi, Drejtor i Doganave.

Kur jemi te punësimet, ministri Damjan Mançevski, informoi se numri i punësimeve në 2018 është rritur për 4 175 për dallim nga viti 2017. Këto janë punësimet e reja në punë dhe politikë sociale dhe arsim.

“Pesha më e madhe bie në periudhën e ardhshme, të reformave dhe negociatave me BE dhe NATO, dhe më pas numri i tyre ulet. Kjo është ajo që paraqet problem dhe duhet ta zgjidhim të gjithë së bashku”, tha Damjan Mançevski.

Numri i të punësuarve në sektorin publik është 132 068 persona, deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar. Me të punësuarit në Shoqëritë aksionare me pronësi të plotë shtetërore  dhe përmes Agjencisë për punësime të përkohshme, numri arrin deri në 143 184 persona. Sipas përqindjes, numri i grave në sektorin publik është më i madh se ai i meshkujve, përkatësisht në vitin 2017 gjithsej 58 634 gra, ndërsa në vitin 2018, 60 593 gra. Në vitin 2018 është rritur numri i të punësuarve me baçelor dhe master, nga 46 405  në 50 301 persona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments