5.4 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaKongresi amerikan miraton ndihmë prej 40 miliardë dollarë për Ukrainën

Kongresi amerikan miraton ndihmë prej 40 miliardë dollarë për Ukrainën

Senati amerikan miratoi me shumicë dërrmuese gati 40 miliardë dollarë ndihmë të re për Ukrainën të enjten duke dërguar projektligjin në Shtëpinë e Bardhë që presidenti Joe Biden ta nënshkruajë.

Senati votoi me 86 vota në favor të paketës urgjente të ndihmës ushtarake, ekonomike dhe humanitare, deri tani paketa më e madhe e ndihmës amerikane për Ukrainën. Të 11 votat kundër  ishin nga republikanët.

Mbështetja e fortë dypartiake nënvizoi dëshirën e ligjvënësve për të mbështetur përpjekjet luftarake të Ukrainës, pa dërguar trupa amerikane.

“Kjo është një paketë e madhe dhe do të plotësojë nevojat e mëdha të popullit ukrainas ndërsa ata luftojnë për mbijetesën e tyre”, tha udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, duke kërkuar mbështetje për projekt-ligjin e shpenzimeve shtesë emergjente përpara votimit.

Ndërsa presidenti Biden tha se aprovimi  nga Kongresi dërgon mesazhin e qartë dypartiak për botën se populli i Shteteve të Bashkuara qëndron së bashku me popullin e guximshëm të Ukrainës ndërsa mbrojnë demokracinë dhe lirinë e tyre.

Administrata Biden po ashtu njoftoi një paketë tjetër sigurie prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën të enjten. Ndihma shtesë përfshin artileri, radarë dhe pajisje të tjera për Ukrainën për të forcuar mbrojtjen ndaj pushtuesve.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments