19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaKongresi Amerikan miraton ligjin për paditjen e ngacmimeve seksuale në vendin e...

Kongresi Amerikan miraton ligjin për paditjen e ngacmimeve seksuale në vendin e punës

Kongresi Amerikan dha të enjten miratimin përfundimtar për ligjin që u mundëson personave që bëhen objekt i ngacmimeve seksuale në vendin e punës, të ngrenë padi në gjykatë. Miratimi përbën një moment historik për lëvizjen #MeToo që nxiti një diskutim në shkallë vendi për mënyrën se si trajtohen akuzat për sjellje të papërshtatshme seksuale.

Ligji që pritet të nënshkruhet nga presidenti Joe Biden, ndalon që në kontratat e punës të përfshihen dispozita që u kërkojnë të punësuarve t’i zgjidhin rastet e sulmeve ose ngacmimeve seksuale përmes arbitrazhit dhe jo përmes gjykatës, një proces nga i cili shpesh përfitojnë punëdhënësit dhe që nuk lejon që akuzat për sjellje të papërshtatshme të bëhen publike.

Një aspekt i rëndësishëm i ligjit është natyra e tij retroaktive, duke bërë të mundur që një formulim i tillë të ndryshojë në kontrata në gjithë vendin dhe që ata që deri tani kanë qenë të detyruar t’i zbatojnë ato klauzola, të mund të ndërmarrin veprime ligjore.

Senatorja Kirsten Gillibrand, e cila ka drejtuar iniciativën ligjore, e quajti atë “një nga reformat më të rëndësishme në vendin e punës në historinë amerikane”.

Zonja Gilibrand tha se procesi i arbitrazhit është sekret dhe i njëanshëm dhe u mohon personave një të drejtë themelore kushtetuese: ankimin në gjykatë.

“Nuk do t’u thuhet më të mbijetuarave të sulmeve ose ngacmimeve seksuale se e kanë të ndaluar ligjërisht të padisin punëdhënësin e tyre meqenëse në kontratat e tyre të punës ishte klauzola e arbitrazhit të detyruar,” tha ajo.

Senatorja Gilibrand e paraqiti për herë të parë projekt-ligjin në vitin 2017 se bashku me Senatorin republikan Lindsey Graham.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments