15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeKonfirmohen listat e para të kandidatëve për zgjedhjet më 12 prill

Konfirmohen listat e para të kandidatëve për zgjedhjet më 12 prill

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ), në seancën e sotme e konfirmoi listën e kandidatëve të partisë, Vota për Maqedoninë, për pesë njesitë zgjedhore.

Zëdhënësi i KSHZ-së, Oliver Derkoski, informoi se nesër pasdite, ose më së voni deri të martën, do të duhej të konfirmohen edhe listat tjera të partive politike, duke shtuar se sipas ndryshimeve të fundit të Kodit zgjedhor, tani procedura për kontroll të kandidatëve zgjat më tepër. Vërtetimet për mosdënim dhe të dhënat tjera kontrollohen përmes gjykatave nga ana e KSHZ-së, dhe për dërgesë deri te KSHZ-ja, gjykatat kanë 24 orë të përgjigjen në mënyrë elektronike, e pastaj dokumentet t’i parashtrojnë deri te komisioni me postë. Ka afat edhe për largimin e parregullsive në lista.

KSHZ-ja, para mbledhjes së nesërme të Këshillit për siguri, të konvokuar te presidenti, Stevo Pendarovski, lidhur me përhapjen e koronavirusit, në seancën e sotme, kërkoi nga kreu shtetëror ta rishqyrtojë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me 12 prill. .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments