12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeKurti / Tarifa 100% do të mbetet edhe pas 15 marsit, kërkoi...

Kurti / Tarifa 100% do të mbetet edhe pas 15 marsit, kërkoi falje që nuk nisi sot heqja e tarifës në lëndën e parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se heqja e tarifës 100 përqind në lëndën e parë që importohet nga Serbia nuk do të ndodhë, pasi ende nuk ka arritur ta bind partnerin e koalicionit qeverisës, LDK-në për zëvendësimin gradual të tarifës me reciprocitet.

Ai ka shkruar në “Facebook”, se ky zëvendësim gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme.

“Sot, me datë 15 mars 2020, është dashur që të hiqet tarifa 100% në lëndën e parë që importohet nga Serbia. Kjo nuk do të ndodhë sepse qëndrimi im i shprehur më 26 shkurt 2020 ndërkohë nuk u bë vendim. Më vjen keq për këtë. Ende nuk kam arritur ta bind partnerin tonë të koalicionit qeverisës, LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme”, ka shkruar kryeministri.

Dhe jo vetëm, i pari i Qeverisë kërkoi falje edhe për diçka tjetër.

“Seanca e djeshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës që nisi pasdite e përfundoi pas mesnate, nuk respektoi urdhëresat për distancë fizike mbi një metër midis njerëzve në kohën e pandemisë së virusit Corona. Me zëvendës-kryeministrat e mi tërë kohën isha më afër se aq, e nganjëherë edhe përgjatë bisedave të ndryshme teksa diskutonim mbi buxhetin 2020 të cilin e aprovuam mbrëmë. Më vjen keq për këtë dhe ju kërkoj falje”, ka shkruar ai.

Kurti më parë kishte njoftuar se më 15 mars do të hiqet taksa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Kryeministri Kurti gjatë konferencës së sotshme për shtyp, deklaroi se tarifa 100% do të ngelet edhe pas 15 marsit, deri sa të kemi një dakordim me partnerin e koalicionit, më pas do të bëhet edhe vendim i qeverisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments