17.3 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaEkonomiKonferencë ndërkombëtare hulumtuese e organizuar nga Banka Popullore dhe Komiteti për Transformim...

Konferencë ndërkombëtare hulumtuese e organizuar nga Banka Popullore dhe Komiteti për Transformim i Breton Vuds

“Ripërditësimi i inflacionit dhe realiteti i ri gjeopolitik krahas rishikimit të politikës  makroekonomike” është tema e Konferencës së nëntë Ndërkombëtare Hulumtuese, të cilën e organizon Banka Popullore në bashkëpunim me Komitetin për Transforimim të Breton Vuds (KTBV).

Konferencën, me fjalë përshëndetëse, do ta hapin presidenti Stevo Pendarovski dhe përfaqësuesit kryesore të institucioneve-organuzatore, guvernatorja Anita Angelovska Bezhoska dhe drejtori ekzekutiv i KTBV, Mark Uzan. Fjalime hyrëse në Konferencë do të ketë edhe drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Evropë, Alfred Kamer.

Në vijim të tendencave aktuale dhe nevojës për kontribut hulumtues shkencor, këtë vit objekt diskutimi do të jenë disa tema, ndër të cilat, lëvizjet e ardhshme të politikës makroekonomike, autonomia strategjike dhe fragmentimi në kuadrin e sektorit bankar qendror, si dhe perspektiva rajonale për anëtarësimin në BE në mjedisin e ri global. Në konferencë do të marrin pjesë guvernatorët e Lituanisë, Armenisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe Shqipërisë, anëtari alternativ i Bordit të Bankës Qendrore të Zvicrës, zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Belgjikës, përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, Komisionit Evropian, BEI, BERZH, BSHN, do të marrin pjesë në Konferencë si dhe përfaqësues të shquar akademikë.

Konferenca hulumtuese e Bankës Popullore është shndërruar në një traditë shumëvjeçare, ku takohen përfaqësues të bartësve të politikave makroekonomike, institucioneve ndërkombëtare dhe studiues të shquar nga sfera ekonomike, të cilët përmes diskutimeve mbi temat aktuale kontribuojnë në zhvillimin dhe prosperitetin e mëtejshëm ekonomik, duke ofruar ide të reja, vizione dhe politika. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments