10.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaOpinionAuron Tare / Bejleri i Progonatit,Dritan Goxhaj i UÇK-se dhe...

Auron Tare / Bejleri i Progonatit,Dritan Goxhaj i UÇK-se dhe Censusi i Qeverise

Kur fleta e censusit te me vije tek dera.

Ndoshta hera e pare qe do te mendohesha perpara fletes se Censusit. Dikur ne kohen e Berishes se dyte talleshim me Artan Lamen mbi pyetjet e Censusit. Por kohet kane ndryshuar, Lamja nuk para shkruan me dhe nje Census i ri na ka mbrritur ne dere. Cfare jam, cfare dua te jem dhe cfare mund te jem eshte ne nje fare menyre thelbi i ketij Apeli te ri mbi popullaten.

Per here te pare kam nje dileme, dileme kjo e shtyre nga realiteti i sotem dhe perqasja ndaj dy ngjarjeve thellesisht shqiptare.

Fredi Bejleri nje ish banor i fshatit te Progonatit ne malesite e thella te Tepelenes, i vete shpallur si grek, i akuzuar (por jo i denuar) si pjestar i grupeve terroriste anti- shqiptare, i zgjedhur ne menyre demokratike si Kryetar i Bashkise se Himares, me mbeshtetjen politike te nje ish Kryeminisri dhe Presidenti te Shqiperise, tashme ne burg. Per ta cuar ne karriken e fituar Belerin e Progonatit eshte hedhur ne sulm diplomacia helene ne nivelin me te larte te mundshem. Beleri eshte nje emer i njohur ne kancelarite euro atlantike dhe personalitete te shquara te politikes greke vijne cdo jave ne Shqiperi, per ti bere presion opinion publik dhe politikes shqiptare.

Dritan Goxhaj, shqiptar, ish anetar i UÇK-se i cili ne kohen me kritike per kombin e tij ,ju pergjegj thirjes se ndergjegjies kombetare. Sherbeu ne ushtrine guerrile dhe pasi lufta mbaroi dhe Kosova u be e pa varur vazhdoi jeten e tij modeste pa kerkuar as shperblime dhe as medalje. Sot eshte ne burgjet e shtetit te tij per nje interviste (ne median e lire dhe te pa varur demokratike ku presupozohet te thuash mendim tend). Për Goxhaj nuk interesohet askush nga diplomacia jone ( te pakten publikisht) as ish Kryeministri dhe Presidenti i Republikes. Po ashtu si opinioni publik si politika nuk kane ndonje interest te dukshem per ceshtjen e tij. Per Goxhajn nuk ka as shoqate avokatesh qe te mbrojne publikisht, as Kryetare Bashkish dhe as Kryeministra. Dritani eshte i vetem ne qeli, dhe per ironi te fatit ndoshta shume afer me qeline e Belerit nga Progonati.

Grek apo shqiptar? Kjo eshte çeshtja sot.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments