15.3 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaGjermania dhe Izraeli nënshkruan marrëveshjen “historike” të mbrojtjes raketore prej 3.5 miliardë...

Gjermania dhe Izraeli nënshkruan marrëveshjen “historike” të mbrojtjes raketore prej 3.5 miliardë dollarësh

Gjermania ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë sistemin e raketave hipersonike Arrow 3 të prodhuar nga Izraeli, i cili do të bëhet një pjesë kyçe e mbrojtjes së Evropës kundër sulmeve ajrore.

Nënshkrimi i marrëveshjes në Berlin të enjten ishte një “ditë historike” për të dy vendet, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius në një konferencë shtypi së bashku me homologun e tij izraelit Yoav Gallant, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Me vlerë rreth 3.5 miliardë dollarë (3.3 miliardë euro), shitja është marrëveshja më e madhe ndonjëherë për industrinë ushtarake të Izraelit.

Dhe siç ka thënë më tej Pistorius, sistemi Arrow 3 do ta bënte “mbrojtjen ajrore gjermane të gatshme për të ardhmen”.

Gjermania ka udhëhequr një shtytje për të forcuar mbrojtjen ajrore të NATO-s në Evropë pas agresionit të plotë në Ukrainë nga Rusia, duke u kërkuar aleatëve që të blejnë sisteme parandaluese së bashku.

“Ne mund të shohim me sulmet e përditshme ruse në Ukrainë se sa e rëndësishme është mbrojtja kundërajrore”, ka theksuar Pistorius.

Nënshkrimi i marrëveshjes ishte një “ngjarje e rëndësishme për çdo hebre”, ka thënë ndër tjerash Gallant.

“Vetëm 80 vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, megjithatë Izraeli dhe Gjermania bashkojnë forcat sot në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt”.

Sistemi u zhvillua dhe u prodhua nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara dhe shitja duhej të miratohej nga Uashingtoni përpara se të finalizohej./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments