11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeKonferenca e parë vjetore e Ministrisë së Financave “Rimbëkëmbje dhe rritje ekonomike...

Konferenca e parë vjetore e Ministrisë së Financave “Rimbëkëmbje dhe rritje ekonomike pas Kovid-it”

Ministria e Financave më 6 dhe 7 shtator të vitit 2021 në Shkup, organizon Konferencën e parë vjetore “Rimëkëmbje dhe rritje ekonomike pas Kovid-it”, në kuadër të Forumit ekonomik dhe financiar (Skopje Economic Finance Forum). Zyrtarë të lartë nga istitucionet financiare ndërkombëtare, përfaqësues qeveritarë të vendit dhe rajonit, ekspertë, përfaqësues së sektorit joqeveritar dhe të biznesit, do të kenë mundësi që dy ditë rradhazi të shkëmbejnë përvoja, ide dhe të japin përgjigje lidhur me perspektivat globale dhe rajonale të rimëkëmbjes dhe rritjes së ekonomisë pas pandemisë.

Në hapjen e konferencës do të mbajnë fjalime Ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev, ku pastaj do të mbahen dy panele, me ç’rast zyrtarët e lartë duhet t’i tregojnë pikpamjet e tyre mbi temën, ndërsa në fjalimet e tyre duhet të japin përgjigje rreth çështjeve kyçe – Si munden politikat sa më mirë ta përkrahin rritjen; Cilat janë sfidat kryesore për ruajtjen e sigurisë në një botë që ndryshohet; Cilat masa fiskale dhe monetare ndihmuan sa i përket biznesit dhe vendeve të punës; Si dhe cilat janë rreziqet e heqjes së parakoshme të masave stimuluese fiskale.

Në paneli diskutimin e parë të titulluar “Sfidat globale dhe rajonale, si dhe perspektivat për rimëkëmbjen dhe rritjen”, fjalime do të kenë Ana Bjerde, nënkryetare e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Kejt Meri Brnz, ambasadore e SHBA-së në RMV, Endru Vajt nga Universitetit i Oksfordit, zëvendëskryetari i Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi, ministrja Radmila Sheqerinska, Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e KBR- së, si dhe Haoling Hu nga UNDP.

Në panel diskutimin e dytë do të debatohet për temën “Politikat makroekonomike dhe financat publike në kohën pas pandemisë”, ndërsa fjalim do të kenë, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministrat e Financave të Kosovës dhe ai i Shqipërisë, Hekuran Murati dhe Anila Denaj, guvernatorja Anita Angellovska – Bezhoska, drejtoresha rajonale e BB për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, Alfred Kamer nga FMN dhe kryetari i Komisionit për financim dhe buxhet në Kuvendin e RMV-së, Timço Mucunski.

“Qeverisje e mirë dhe kohezion social” është titulli i panel diskutimit të tretë, ku fjalim do të kenë ministrat, Spasovski, Mariçiq, zëvendëskryeministri Nikollovski, Dejvid Gir ambasador i BE-së në RMV, ambasadorja e Britanisë së Madhe, Rachel Galloway dhe Barbara Kolm, zëvendëskryetare e Bankës Qendrore së Austrisë.

Dita e dytë e Konferencës, i kushtohet investimeve publike dhe private, si dhe konkurrencës, ekonomisë së gjelbër, kapitalit njerëzor dhe zhvillimit gjithëpërfshirës, ndërsa fjalime do të kenë Kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shillegov.

Në panel dikutimin e parë të temës “Investime publike dhe private, si dhe konkurrenca”, pritet që të prezantohen ide sa i përket mundësive për përfshirje më të madhe të sektorit privat. Folësit e këtij paneli do të jenë zëvendëskryeministri i RMV-së, Fatmir Bytyqi, nënkryetarja e BEI, Liljana Pavllova, nënkryetari i EBRD, Jürgen Richtering, ministrat Bekteshi dhe Boçvarski, drejtori rajonal i IFC -së për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Ari Naim, si dhe kryetarët e tri odave më të mëdha ekonomike, Azeski, Arsovska dhe Hoxha.

Në panel diskutimin e pestë “Rritja e zgjuar dhe e gjelbër e ekonomisë”, folësit janë komisioneri i BE-së, Paolo Gentiloni, drejtori ekzekutiv i Konstituencës së FMN-së, Pol Hilbers, drejtori i BB për RMV-në, Massimiliano Paolucci, drejtoresha rajonale e MIGA për Evropën dhe Azinë Qendrore, Ollga Shllovskaja, përfaqësuesja aktuale e UNDP-së ne Republikën e Maqedonisë së Veriut, Narine Sahakyan dhe ministri Naser Nuredini.

Konferenca do të përfundojë me panel diskutin të përkushtuar në kapitalin njerëzor, që është faktor kyç për zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë. Në temën “Kapitali njerëzor dhe rritja gjithëpërfshirëse” pritet të paraqiten ide që do të japin përgjigje se si të përforcohet sistemi arsimor dhe shëndetësor, si dhe çështje të tjera të rëndësishme lidhur me këtë pjesë.

Folësit do të jenë Rolf Wenzel, guvernator i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, ministrat Filipçe, Carovska, Osmani, Millevski, Stefoska dhe Harry Patrinos, menaxher i arsimit në BB për Evropën dhe Azinë Qendrore, si dhe Jamele Rigolini, udhëheqës i programit për zhvillimin njerëzor në BB për Ballkanin Perëndimor.

Konluzionet e Konferencës do të prezantohen nga ministri i financave, Fatmir Besimi, zëvendësministri i financave, Dimitar Kovaçevski dhe sekretarja shtetërore në Ministrinë e Financave, Jelena Tast.

Ideja për organizimin e kësaj konference ndërkombëtare, doli si rezultat i përpjekjeve të Ministrisë së Financave, si institucion që promovon dhe zbaton dialog gjithëpërfshirës me pjesëmarrësit social. Kjo konferencë, duhet të hedh themelt dhe në të ardhmen të shndërrohet në konferencë tradicionale dhe të ketë ndikim të madh në rajon dhe në Evropë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments