9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeKomunat do të marrin fonde të tjera nga qeveria

Komunat do të marrin fonde të tjera nga qeveria

Qeveria  po përgatit rregulla të reja në decentralizimin fiskal të komunave. Informacionet nga Qeveria janë se vetëqeverisjet lokale do të marrin më shumë para nga buxheti qendror, por do të rritet edhe kontrolli mbi shpenzimet e tyre. Kreu i Bashkësive të Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, Petre Shilegov, thotë se ata kryetarë të komunave që do të punojnë në mënyrë joekonomike nuk do të marrin aq para sa kolegët e tyre që do ta shpenzojnë buxhetin komunal për nevojat e popullatës.

Ne duhet të krijojmë sistem të shpërblimit fiskal për komunat e disiplinuara, respektivisht në pjesën e rritjes së decentralizimit fiskal do të mund të pretendojnë vetëm komunat që janë financiarisht shembullore ose ata që i mbledhin taksat dhe ata që nuk bëjnë shpenzime të paarsyeshme për të rritur borxhin e komunave- tha Petre Shilegov Kryetar i BNJVL-së.

Shilegov është i prerë se do të duhet të vendoset kufizim fiskal, por edhe sjellje fiskale të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe të kërkojë përgjegjësi nga të gjithë ata që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të qytetarëve. Sipas autoriteteve, theks i veçantë do t’i kushtohet mbledhjes së taksave, veçanërisht tatimit të pronës, i cili në shumë komuna është i dobët. Një sërë reagimesh në publik nxitën të dhënat e organizatave joqeveritare se për tre vjet me radhë komuna e Haraçinës ka zero të ardhura në bazë të mbledhjes së tatimit të pronës. E njëjta komunë dje ka marrë fonde në vlerë prej 500 mijë eurosh për rindërtimin e rrugëve lokale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments