10.9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) TETOVA SËRISH MBETET PA UJË

(VIDEO) TETOVA SËRISH MBETET PA UJË

Pas tri javëve Tetova sërish po përballet me mungesë të ujit për pije pasi sërish u shfaq problemi i njëjtë me ndërprerjen e tubacionit të ujësjellësit në vendin Leshnicë më 23 shkurt. Bëhet fjalë për tubacion me një madhësi prej Fi-500 në vendin Leshnicë, që është pjesë e sistemit të ri të ujësjellësit që sjell ujë nga lumenjtë malorë.

NKP-TETOVË

“Si rezultat i tërmetit kemi rrëshqitje të tokës në vijën në Leshnicë, ku kemi defekt të tubacionit kryesor të Fi-500. Momentalisht uji në rezervuarët e qytetit është ulur në mënyrë drastike në një vlerë të mesme prej 150 litra ujë në sekondë. Për zbutjen e gjendjes, ndërmarrja komunale publike Tetovë i lëshoi dhe i aktivizoi edhe katër puset në qytet”.

Sërish vendosen kufizime në kohëzgjatje të përgjithshme prej orës 11 e 30 në një ditë.

NKP-TETOVË

“Me qëllim që të sigurohet shërbim i barabartë me ujin e pijshëm në të gjitha pjesët kritike të qytetit, prej sot, e martë, do të fillojë kufizimi i ujit nga ora 08.00 deri në 11.30, nga ora 15.00 deri 18.00 dhe pas mesnate nga 00.00 deri në 05.00. Ky kufizim do të zgjasë deri në sanimin e defektit të vijës kryesore të ujësjellësit në Leshnicë”.

Pas defektit më 23 shkurt u nevojiten nëntë ditë punë për vendosjen e tubacionit të ri dhe normalizimit të furnizimit me ujë. Tetova edhe pse ka malin Sharr me burime të shumta uji ka vite që ka problem me ujin e pijshëm.Tv Shenja

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments