11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeKomuna e Tetovës kërkon MASH t’ia kthejë kompetencat për gjimnazin Kiril Pejçinoviç

Komuna e Tetovës kërkon MASH t’ia kthejë kompetencat për gjimnazin Kiril Pejçinoviç

Udhëheqësi i departamentit për arsim pranë Sektorit për veprimtari publike për komunën e Tetovës, Validin Ademi, në konferencë për shtyp kërkoi nga ministria e Arsimit dhe Shkencës që t’i kthehen kompetencat për gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”, Ai shpjegoi se këtë janë duke e kërkuar duke qenë se problemet në këtë shkollë nuk janë zgjedhur gjysmë viti që kur komuna ka mbetur pa kompetenca.

“Sot nxënësit janë kthyer në shtëpi për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të faturave të papaguara. Ky është rezultat i paaftësisë së drejtuesve të këtij institucioni dhe Ministrisë së Arsimit, të cilët kanë deklaruar disa herë se do të paguajnë faturat për vazhdimin normal të mësimit. Por në fakt ndodh e kundërta. Komuna e Tetovës nuk ka kompetencë as në gjimnazin e Tetovës, as në procesin e emërimeve, as në menaxhim, sepse Ministria e Arsimit i ka marrë kompetencat nga vetëqeverisja lokale. Në anën tjetër, paaftësia e drejtorit të shkollës së mesme ndodh në pagesën e pagave të arsimtarëve që ende nuk e kanë marrë pagën për muajin nëntor, gjë që nuk ndodh në shkollat ​​nën juridiksionin e Komunës së Tetovës”, tha Ademi.

Në pyetjen e gazetarëve se pse komuna nuk ka lëshuar mjete tjera për shkollën e mesme, përveç pagave, përderisa ka pasur kompetenca, Ademi është përgjigjur se kjo ka ndodhur për shkak se kanë nisur një proces gjyqësor ndaj asaj drejtoreshe “për keqpërdorim financiar”.

Siç njoftoi paraprakisht MIA, gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë për të dytën ditë është pa rrymë, kështu që nuk ka ngrohje në hapësirat dhe nuk mbahet mësim. Drejtoresha Teuta Lala bëri me dije se furnizimi me energji elektrike është ndërprerë nga kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike për shkak të një borxhi të papaguar. Pasditen e sotme është mundësuar përsëri furnizimi me energji elektrike. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments