22.4 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeKomuna e Çairit shpalli botuesin e TOENA nga Shqipëria Fatmir Toçi qytetar...

Komuna e Çairit shpalli botuesin e TOENA nga Shqipëria Fatmir Toçi qytetar nderi.Pse heshti intelegjenca shqiptare në SHKUP?!

Me propozim të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe me votën e këshilltarëve të Këshillit komunal të Çairit, shkrimtari nga Shqipëria Fatmir Toçi sot u shpall qytetar nderi i Çairit. Ganiu sqaroi se shpallja e Toçit qytetar nderi vije si shprehje e mirënjohjes dhe respektit të tij për kontributin e rëndësishëm në promovimin e bashkëpunimit dhe të zhvillimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Komunën e Çairit. “Çairi gjithmonë ka qenë dhe mbetet i të gjithëve dhe për të gjithë. Edhe i atyre që jetojnë fizikisht tek ne edhe i atyre në zemrat e të cilëve jeton Çairi”, deklaroi kreu i Çairit, Visar Ganiu. Pas shpalljes qytetar nderi, Komuna e Çairit në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Kulturore-Shpirtërore të Shqiptarëve dhe Botimeve Toena, promovuan sot edhe monografinë “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit” të shkrimtarit Fatmir Toçi. Kjo vepër i është dedikuar njërës nga pjesët më të çmuara të trungut kombëtar dhe përmes historisë dhe të tashmes, autori na njofton nga afër me Arbëreshët e Italisë.
Promovimi i librit u bë në prezencën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, kabinetit qeveritarë, deputetëve, akademikëve dhe mysafirëve të shumtë.

===========================

P.s…Ky vendim nuk mund të ndryshohet …por ka lënë shumë pikëpyetje…Vetëm është çështje kohe kur botuesi Fatmir Toçi i shtëpisë botuese TOENA do të botojë ndonjë monografi për ALI AHMETIN si baraspeshë për çmimin e qytetarë nderi në komunën Çair (kuptohet autori dhe hartuesi i mongrafisë në heshjte Grubi Artan nuk do e nxjerë emrin) .Fatmir Toçin (po të ishte ashtu siç thuhet në lajmin që e shpërndanë 100 portalet e ZVKPRMV te agregati që e kontrollon…) …duhej ta nderonte i pari ndonjë qytet në Shqipëri, pra duhet thënë publikisht Fatmir Toçi nuk dallohet në shtetin shqiptar si shkrimtar… nuk është ndonjë emër që çon peshë,dhe titulli Qytetar nderi nënkupton kontributin edhe për vendin ku jepet titulli… Fatmir Toçi nuk ka kontribuar për ngritjen e kulturës së SHQIPTARËVE të MAQEDONISË ,nëpër Shqiptari dhe në botë, Fatmir Toçi së pari le të tregojë te shtëpia botuese Toena a i ka kalu numri i botimeve të autorëve shqiptarë nga Maqedonia më tepër se një dorë me gishta edhe atë bëhet fjalë për botues privat jo shtetëror ,ku leku privat thotë paguaj dhe boto , pra ,është çifti i Artan Grubit për gjindëshmëri ,pra mesatar ,…por botues është diçka tjetër… por trimin vrae hakun mos ia ha… si BOTUES I TOENA-s hiqja kapelën …pra janë dy gjëra tjera si botues dhe si shkrimtar. OK NJË PYETJE PËR ALI AHMETIN ,ai thotë se është baba i shqiptarëve të RMV-së dhe duhet të interesohet…sepse edhe dy librat e shenjtë Bibla edhe Talmudi thuajnë duaje tëndin …, pse nuk ka merita për shqiptarët e Maqedonisë,deri tash asnjë nëpër shpallje nderi jashtë Maqedonisë ,…në Shqipëri dhe Kosovë po fundi le të ishte ai person edhe vetë Ali Ahmeti…dhe ky rast me të drejtë mund të përafrohet si rasti i Goran Bregoviçit kur Edi Rama ia dha Çelsin e Tiranës e shpalli qytetar nderi pa asnjë kontribut për Tiranën, për shqiptarët përveç këngës Kosovarja me Bijello Dugmen… …pra pse insistojnë në vetëreklamë a mos e shohin fundin politik, dhe nguten tu mbeten monografitë…pa fije turpi përdorin pushtetin për punë private ,që të dukeni më bindës,dhe pse a nuk pati ndonjë zë nga Maqedonia ndonjë shqiptar ja ta zëmë ta nderon si Qytetar Nderi të Komunës Çair ose Pas Vdekjes OMER KALLESHIN ta shpallin… bashkëvendës e keni nga Sërbica e Kërçovës është..fundi i fundit keni botuesin më të madh se TOENA edhe atë në RMV ARBËRIA DESIGN nga Tetova sa punë për UT ,për botime librash shkollor, etj dhe sa herë në katër sy jeni takuar gjithë …e meritonte më tepër se botuesi TOENA … botues për botues…Më çuditën këshilltarët e Komunës Çair po ti pyesish 90 % edhe nuk e dijnë se për çka ishte fjala…por vetë prezenca e Ali Ahmetit i emocionoi…por edhe më tepër …më çmend pse heshtin intelegjenca shqiptare në SHKUP dhe nuk ngritën zërin…dhe gjithë ato shtëpi botuese private në Shkup flasin kulluareve…fufka …dhe nuk e ngrejnë zërin të pyesin Grubin Artan se pasi në shtetin shqiptar dhe në Kosovë po injorohen intelegjenca e shqiptarëv të Maqedonisë së Veriut …pa asnjë shpërblim,atëherë në Maqedoni pse u anashkalkuan…por fundi është afër o Grubi Artan Ala Gjakovari Shkupjan …a i pret edhe Tetova kur do bijnë nga pushteti…afër është drita e tunelit përfundimtar

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments