18.4 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje,...

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë (SACEUR) dhe komandanti i Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të SHBA-së (USEUCOM), gjenerali Christopher Cavoli, dëshmoi mbrëmë para Kongresit amerikan.

Cavoli tha që në fillim të fjalimit se NATO nuk ka vetëm një problem ashtu sikurse SHBA-ja që nuk është një vend me vetëm një problem.

“Është e rëndësishme të pranohet se ka gjëra të tjera që ndodhin në Evropë që nuk janë të mira për interesat kombëtare të SHBA-së. Gjithashtu, ato nuk janë pa lidhje me luftën në Ukrainë. Gjëja e parë që bëmë ishte që vendosëm të bëjmë diçka brenda NATO në lidhje me forcat rezervë”, tha Cavoli.Ai vazhdoi duke thënë se kjo ka të bëjë kryesisht me forcat e dislokuara në kuadër të misionit në Kosovë (KFOR) dhe në Bosnje dhe Hercegovinë (Misioni EUFOR Altea).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments