9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeKoha.mk / Profesorë në UT dhe-UEJL- Tetovë që kërkojnë shërbime seksuale

Koha.mk / Profesorë në UT dhe-UEJL- Tetovë që kërkojnë shërbime seksuale

linku

https://www.koha.mk/profesore-qe-kerkojne-sherbime-seksuale/

“Duke marrë parasysh se studentët i kanë treguar edhe emrat e profesorëve, mund të thuhet se mes tyre ka edhe njerëz në pozita të larta në institucionet shtetërore. Ne do t’i parashtrojmë informatat deri te drejtoritë e universiteteve dhe deri te institucionet kompetente të cilat duhet t’i procesuojnë rastet”, deklaroi Rita Behadini nga Klubi feminist

Urim HASIPI

Tetovë, 27 maj – Prej 234 studentëve, të cilët janë anketuar, 15 kanë theksuar se prej tyre janë kërkuar shërbime seksuale nga profesorë të dy universiteteve në Tetovë, tregoi hulumtimi që u zbatua në kuadër të projektit “Diskriminimi gjinor në arsimin e mesëm dhe të lartë”, që e punojnë Klubi feminist dhe Parlamenti studentor pranë Universitetit të Evropës Juglindore. Kryesisht shërbimet e tilla janë kërkuar nga studentet.

“Anketa në projektin dhe në përgjithësi informatat të cilat i kemi, tregojnë se femrat gratë janë më shumë të diskriminuara. Duke marrë parasysh se studentët i kanë treguar edhe emrat e profesorëve, mund të thuhet se mes tyre ka edhe njerëz në pozita të larta në institucionet shtetërore. Ne do t’i parashtrojmë informatat deri te drejtoritë e universiteteve dhe deri te institucionet kompetente të cilat duhet t’i procesuojnë rastet”, deklaroi Rita Behadini nga Klubi feminist. Në pyetjen “nëse personalisht jeni ballafaquar me diskriminim” me “Po” janë përgjigjur 58 për qind nga të anketuarit, ndërsa 62 për qind kanë deklaruar se këtë e kanë bërë profesorë.

Të dhënat nga anketa janë prezantuar në tryezë të rrumbullakët me temë “Diskriminimi gjinor në arsimin e mesëm dhe të lartë” që mbahet në Universitetin e Evropës Juglindore. “Ne si Ministri e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht i motivojmë dhe stimulojmë të gjitha ato target grupe që të paraqesin deri te organet adekuate në shkollë ose universitete, kuptohet edhe deri te institucionet tjera kompetente dhe deri te inspektorati arsimor shtetëror, çdo lloj të diskriminimit”, tha Safet Neziri, këshilltar shtetëror për politika arsimore në Ministrinë e Arsimit. Në kuadër të projektit do të ketë edhe ekspozitë të fotografive, ku është shfaqur diskriminimi. Konkursi për paraqitje është i hapur deri 31 maj, ndërsa do të ketë edhe shpërblime për tre më të mirët. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments