13.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeKnaus thotë se raportuesja Bakoyannis ka rekomanduar që Kosova të pranohet në...

Knaus thotë se raportuesja Bakoyannis ka rekomanduar që Kosova të pranohet në maj në KE

Gerald Knaus nga European Stability Initiative ka thënë se Raportuesja Dora Bakoyannis ka rekomanduar në raportin e saj pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Ai ka thënë se Kosova e ka hequr edhe një pengesë për pranim në këtë organizatë. Në profilin e tij në X, ai ka publikuar edhe pjesë nga raporti.

Knaus, thotë se Bakoyannis ka rekomanduar që Kosova aty të pranohet me emrin Kosova, (anglisht: Kosovo), pa u përmendur Republika.

“Raporti nga ish-Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakoyannis: “17. Prandaj, Asambleja i rekomandon Komitetit të Ministrave: 17.1. Të ftohet Kosova që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës me emrin “Kosova”; 17. Të ndahen 3 ulëse”, ka shkruar Knaus.

Udhëheqësi i ESI-it, instituti i cili gjatë muajit mars doli me një raport për Manastirin e Deçanit, ku Kosovës i kërkohej të zbatojë vendimin për t’ia regjistruar Manastirit 24 hektarët, nëpërmjet një videoje në nga Athina, ka thënë se sot është një ditë e mirë për Evropën.

“Kosova e ka hequr edhe një pengesë për t’u bërë në maj të këtij viti, si demokracia e fundit në kontinent që nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, e klubit më të vjetër të demokracive që mbush 75 vjet këtë prill. Pas 12 vjetësh, Kosova ka zbatuar vendimin rreth pronës së Manastirit Ortodoks të Deçanit. Kjo është bërë e qartë nga raportuesja e Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare Dora Bakoyannis, ish-ministrja e Jashtme e Greqisë. Ajo ka rekomanduar anëtarësimin, ka definuar kushtet e pasanëtarësimit, kjo do të jetë e mirë për sundimin e ligjit, për pakicat, për vetë Kosovën. Por, gjëja më e rëndësishme është se do të ketë përkrahje të fuqishme siç duket nga Asambleja Parlamentare dhe pastaj shtetet anëtare në maj mund t’i ndjekin ata, bazuar në të gjitha detajet që janë gjetur dhe ta pranojnë Kosovën. Gjë e mirë për Ballkanin, për Evropën, për Këshillin e Evropës dhe win- win – win për të gjithë”, ka shkruar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments