12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaSportKlubet e Premierligës mblidhen sot, a do të pezullohet kampionati?

Klubet e Premierligës mblidhen sot, a do të pezullohet kampionati?

Klubet e Premier Ligës do të diskutojnë sot nëse do të shtyjnë të gjitha ndeshjet e parapara të zhvillohen deri në fund të këtij vitit për shkak të shpërthimit të pandemisë Covid-19 brenda klubeve.

Vetëm katër ndeshje të ligës angleze u zhvilluan këtë fundjavë për shkak se klubet tjera kërkuan shtyrjen e ndeshjeve duke thënë se nuk mund t’i zhvillojnë ndeshjet në situatën e krijuar dhe me mungesën e shumë lojtarëve.

“The Athletic” raporton se java e 20-të, ndeshjet e së cilën janë në program për t’u zhvilluar më 28 dhe 30 dhjetor, ka shumë të ngjarë të shtyhen. Diskutimet mes drejtuesve të çdo klubi të Premier Ligës do të fillojnë në orën 13:00.

Edhe klubet që i zhvilluan ndeshjet e tyre janë prekur nga disa raste të variantit Omicron. Chelsea ishte me vetëm gjashtë nga nëntë zëvendësuesit e lejuar në barazimin e tyre ndaj Wolves.

Liverpool po ashtu ishte pa lojtarët e ekipit të parë Virgil van Dijk, Fabinho dhe Thiago Alcantara për shkak të Covidit në barazimin e tyre me Tottenhamin të dielën.

Shumica e trajnerëve të skuadrave angleze kanë kërkuar që ndeshjet të shtyhen, por nuk dihet se a do të pranohet kërkesa e tyre për shkak se Premier Liga synon të vazhdojë programin e saj aktual të ndeshjeve aty ku është e mundur, por këmbëngul se shëndeti dhe mirëqenia e të gjithë të interesuarve mbetet prioriteti i saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments