11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaKlitschko: Rusia po kryen gjenocid në Ukrainë, është një makth ajo që...

Klitschko: Rusia po kryen gjenocid në Ukrainë, është një makth ajo që po ndodh

Rusia po kryen “gjenocid” në Ukrainë, paralajmëroi kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko. Ai i bëri komentet në një video-konferencë me zyrtarët e Mynihut, duke u kërkuar atyre që të bëjnë presion ndaj qeverisë federale për të ndërprerë të gjitha lidhjet ekonomike me Rusinë, raportoi DPA.

“Rusia po investon çdo euro, çdo cent, në ushtrinë e saj”, u tha Klitschko zyrtarëve në Mynih, qyteti binjak i kryeqytetit ukrainas.

Ai shtoi se “po shkatërrojnë popullatën civile. Ata po shkatërrojnë vendin tonë”.

Sipas tij, bombat e përdorura nga rusët vrasin gjithçka në një rreze prej 500 metrash. Prandaj, Klitschko e cilësoi atë si një sulm, jo ​​ndaj ushtrisë, por ndaj popullit.

  • Nuk mund të numërojmë kufomat. Është një makth që po ndodh këtu, tha kryebashkiaku i Kievit.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments