18.7 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeKëshilli komunal i Tetovës reagon ndaj Kreshnik Bekteshit! Nuk kemi nevojë për...

Këshilli komunal i Tetovës reagon ndaj Kreshnik Bekteshit! Nuk kemi nevojë për këshilla se si ta udhëheqim komunën

Kryetar i këshillit komunal të Tetovës Besar Durmishi thotë se nuk ka nevojë për këshilla nga Kreshnik Beskteshi se si të udhëhiqet komuna. Në lidhje me ankesat e disa komunave se me rritjen e çmimit të energjisë elektrike nuk po arrijnë t’i paguajnë faturat e ndriçimit publik, Bekteshi dje kërkoi që komunat të gjejnë zgjidhje sepse për atë janë zgjedhur nga qytetarët.

“Ne nuk presim këshilla nga ministrat e dështuar të BDI-së, po ashtu edhe nga komunat ku udhëheqin eksponent të BDI-së ku e ndalin ndriçimin në komunat siç është e Sarajt dhe Komuna e Kërçovës. Ndriçimi publik është obligim i komunave. Ne si komunë kemi vërejtur që taksa fikse për ndriçimin publik e qytetarëve është 184 denarë, ndërsa komuna konkurron në tregun e rrymës në prokurime publike në treg të lirë dhe kemi kërkuar të rregullohet në baza ligjore që të mos kemi shpenzime enorme. Të hyra fikse për shembull në faturën ndaj EVN-se për një muaj afër 8 milionë denar ë ndërsa të hyrat nga qytetarët i kemi 5 milion denarë”, deklaroi Durmishi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments