10.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaEkonomiMaqedoni, nga nesër zero TVSH për prodhimet bazë ushqimore

Maqedoni, nga nesër zero TVSH për prodhimet bazë ushqimore

Të gjitha shitoret që shesin bukë, miell 400, qumështi me undurë prej 2%, 3.2% dhe 3.5%, sheqe, vaj lulediellit, mish dhe prodhime të mishit, oriz dhe vezë nga nesër do të duhet të heqin TVSH-në nga llogaritë fiskale.

Siç njoftojnë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, kjo do të thotë se të gjithan shitoret që shesin këto prodhime, në llogaritë fiskale te TVSH-ja duhet të vendosin shenjën me shkronjën “G”, me çka lirohen nga tatimi i vlerës së shtuar.

“Obligimi ligjor del nga Ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për vlerë të shtuar me çka zgjerohet lirimi nga TVSH-ja për produktet bazë për ushqim”, thonë nga DAP.

Ata u bëjnë thirrje shitoreve që t’i kenë gati llogaritë fiskale për shkaks se vendimi hyn në fuqi më 17 mars dhe do të zgjasë deri më 31 maj./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments