11.8 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeLehtësohen masat anti-Kovid! Filloristët pa maska në klasa, kafe në ambiente të...

Lehtësohen masat anti-Kovid! Filloristët pa maska në klasa, kafe në ambiente të hapura pa certifikatë

Nxënësit e shkollave fillore nuk obligohen të mbajnë maska gjatë procesit mësimor, mirëpo kjo nuk vlen edhe për mësimdhënësit dhe personelin teknik të shkollave. Ky rekomandim doli nga mbledhja javore e Komisionit për sëmundje ngjitëse, të cilët po ashtu propozojnë edhe dy lehtësime tjera. Të shfuqizohet kërkimi i certifikatave të vaksinave në pjesën e hapur të objekteve gastronomike, si dhe të rritet kapaciteti i objekteve të mbyllura, si opera, teatro, kinema, prej 50 për qind në 75 për qind.

Shqyrtuam gjendjen epidemiologjike nga java e kaluar dhe në bazë të numrave nga jave e kaluar, dhe ato kritere që përmendem në kumtesë herën e kaluar, me të cilat po tentojmë të objektivizojmë vlerën e rrezikut epidemiologjik, sollëm tre masa në përputhje me algoritmin e ri të vlerësimit të rrezikziut, që ka të bëj me mbajtjen e maskave në shkolla fillore, ku i lirojmë nga obligimi nxënësit në shkolla për të mbajtur maska”, tha Aleksandar Petliçkovski, kryetari i KSI.

Masat po lirohen për shkak se situata me virusin korona është qetësuar, po të njëjtat ka mundësi që të kthehet në fuqi nëse situata epidemiologjike përkeqësohet, tha doktor Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i KSI.

“Për momentin sipas parametrave ndodhemi në zonë të gjelbër. Ndjekja e parametrave është aktive, me kujdes ndiqen parametrat dhe nëse vërejmë se ka përkeqësim të situatës epidemiologjike ose rritje e rrezikut, atëherë paraqitet nevoja të kthehen në fuqi masat dhe rekomandimet e njëjta që ishin në fuqi“, theksoi Zllate Mehmedoviq, anëtar i KSI.

Masat pritet t’i shqyrtojë shtabi qendror i krizës dhe më pas për miratim të vendos Qeveria. Ndërkaq nga KSI apelojnë te qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen kundër Covid-19, sepse siç thonë pandemia nuk ka përfunduar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments