7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeKejt Mari Bërns / Sistemi pluralist i Maqedonisë së Veriut mundëson zgjedhjen...

Kejt Mari Bërns / Sistemi pluralist i Maqedonisë së Veriut mundëson zgjedhjen e kryeministrit me votat e shumicës së deputetëve, pavarësisht përkatësisë etnike.

linku https://www.koha.mk/berns-per-koha-qeveria-te-formohet-ne-afatet-e-parapara-kryeministri-ne-duart-e-deputeteve/

E pyetur për idenë e BDI-së për kryeministrin e parë shqiptar, ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Mari Bërns thotë se sistemi pluralist i Maqedonisë së Veriut mundëson zgjedhjen e kryeministrit me votat e shumicës së deputetëve, pavarësisht përkatësisë etnike.

“Varet nga shumica në parlament për të votuar qeverinë e ardhshme. Kualifikimet e caktuara të kryeministrit dhe aftësia e tij ose saj për të marrë mbështetjen e një shumice të deputetëve janë, për nga natyra e sistemit tuaj parlamentar, faktorët vendimtarë këtu, pavarësisht përkatësisë etnike ose politike”, thotë ambasadorja amerikane në Shkup. Duke folur për prioritetet që duhet të ketë qeveria e ardhshme, ambasadorja Kejt Mari Bërns, thotë se ajo duhet ta shfrytëzojë momentin.

“Qeveria e re do të duhet t’i përcaktojë prioritetet e saj. Nga këndvështrimi ynë, ne shpresojmë që ajo do të synonte ta kapitalizojë momentin e mundësuar nga anëtarësimi në NATO dhe përparimi drejt BE-së. Implementimi i reformave të nevojshme dhe adresimi i çështjeve të sundimit të ligjit dhe korrupsionit, përfshirë administrimin e drejtësisë pa pandëshkueshmëri, do të jenë vendimtare për këtë proces. Gjëja më e rëndësishme është të mos humbni vrullin”, tha për gazetën “KOHA”, Kejt Mari Bërns.

Nga ambasadorja amerikane në Shkup, gazeta Koha ka kërkuar të komentojë edhe mohimin e rezultateve zgjedhore nga Koalicioni ASH-Aletrantaiva. “Koalicioni opozitar i komunitetit shqiptar ASH/Alternativa ka kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve. Cili është vlerësimi juaj për përkushtimin e Selës në angazhimin euro-atlantik të vendit?- pyetëm ambasadoren Bërns, e cila u përgjigj: “Ne do të punojmë me secilën palë ose parti që ka qëllimin ta shohë Maqedoninë e Veriut të vazhdojë rrugën së saj Euro-Atlantike”.koha.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments