16.5 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeKandidati për president, Taravari: Jemi në kontakte me Rufi Osmanin, ende vlen...

Kandidati për president, Taravari: Jemi në kontakte me Rufi Osmanin, ende vlen oferta edhe për mua 

I pyetur nëse opozita shqiptare, LEN dhe ASH, janë ende në kontakt me Rufi Osmanin, për çështjen e kandidimit të tij për president, kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se ka kontakte të vazhdueshme me Osmanin, por që theksoi se në takimin e mbrëmjes së sotme me Izet Mexhitin, Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin, nuk është marrë ndonjë vendim konkret.

“Me Rufi Osmanin vazhdimisht kam kontakte dhe çdo herë është kënaqësi të jesh me prof.dr. Rufi Osmanin. Sonte realisht biseduam për atë temë realisht, por nuk kemi një vendim definitiv se si dalim në zgjedhje presidenciale”, tha Taravari.

Taravari tha se ende qëndron oferta e LEN që vet ai, Arben Taravari të jetë kandidat për president.

“Oferta qëndron, por do ta shohim, do ta shqyrtojmë ditëve në vijim për vendim definitiv”, theksoi Taravari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments