8.9 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeKandidati për deputet në zonën 6 zgjedhore i koalicionit AAA – ASH,...

Kandidati për deputet në zonën 6 zgjedhore i koalicionit AAA – ASH, Hysni Ismaili fushatën zgjedhore e filloi nga komuna e Bogovinës

Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit Alternativa – Aleanca për Shqiptarët, Hysni Ismaili, fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut, e ka filluar nga komuna e Bogovinës, me ç’rast realizoi takim koordinues për hapjen e Shtabeve Lokale në zonën 6 zgjedhore. I pranishëm në këtë takim kanë qenë edhe përfaqësuesit e koalicionit, kryetari i komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët.

Gjatë takimit koordinues me shefat e shtabeve dhe përfaqësuesit partiak, kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit AlternAtivA – Aleanca për Shqiptarët, Hysni Ismaili, mes tjerash tha: ” Sot fushatën elektorale po e fillojmë nga komuna e Bogovinës për të dëshmuar forcën dhe fuqinë strukturore të koalicionit tonë në zonën 6 zgjedhore.Organizimi i fuqishëm strukturor i koalicionit tonë do të jetë dëshmia më e fuqishme se më 15 korrik do t’i fitojmë bindshëm oponentët tanë në zonën 6 zgjedhore”, tha Hysni Ismaili.

“Ne gjatë qeverisjes sonë në sferën e kulturës, realizuam projektin kulturor “Pallati i Kulturës” në fshatin Kamjan të komunës së Bogovinës”, ka përfunduar Hysni Ismaili, kandidat për deputet, aktualisht ministër i Kulturës nga Alternativa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments