3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeKadri Veseli nga vendi ku po trajtohen policët e lënduar, tregon për...

Kadri Veseli nga vendi ku po trajtohen policët e lënduar, tregon për gjendjen e tyre shëndetësore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli para pak minutash ka vizituar policët e lënduar gjatë ditës në aksionin i cili zgjati më shumë se 5 orë në veri të vendit, raporton Gazeta Blic.

Veseli nga spitali ku po trajtohen policët e lënduar tha se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe se ata janë trimat e Kosovës.

“Pavarësisht se a kanë ndonjë post zyrtar, qoftë politik apo uniformë, sundimi i ligjit është primar. Ajo që është pozitive, policët janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Njëri nga ta është në gjendje më të rëndë por tash është jashtë rrezikut për jetë. Ata janë trimat e Kosovës”, tha Veseli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments