16.1 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeKa pak shanse për ndryshime kushtetuese – “Nëse nuk ka ndryshime, po...

Ka pak shanse për ndryshime kushtetuese – “Nëse nuk ka ndryshime, po hyjmë në një krizë të thellë politike”

Fokusi i qeverisë në plan politik për këtë vit është se si të realizohet procesi i miratimit të ndryshimeve kushtetuese me futjen e bullgarëve në Preambulë, që është parakusht që vendi ynë t’i vazhdojë negociatat me BE. Tani është herët që të tregojmë se si mund të realizohet kjo gjë pasi pushtetit i mungon shumica prej dy të tretave në Kuvend, ndërsa opozitarja VMRO-DPMNE me qëndrim se nuk i përkrah ndryshimet kushtetuese duke këmbëngulur se duhen zgjedhje të parakohshme. Analisti Petar Arsovski nuk u shpreh optimist dhe tha se shanset janë të vogla që ndryshimet kushtetuese të miratohen me konsensus të partive.

“Për momentin opozitarja VMRO-DPMNE dhe Levica janë kundër ndryshimeve kushtetuese dhe kjo mund të tejkalohet eventualisht me një marrëveshje mes partive ose me një mekanizëm, siç ndodhi me Prespën, megjithatë kjo tashmë nuk është në spektrin e veprimit politik. Nëse këta dy mekanizma përjashtohen, atëherë ka shumë pak mundësi që të miratohen ndryshimet kushtetuese në 2023. Megjithatë presioni i bashkësisë ndërkombëtare do të jetë i madh për shkak se kur të mbarojë skriningu shpjegues, Maqedonia nuk do të mund t’i vazhdojë negociatat pa i miratuar ndryshimet kushtetuese.”- deklaroi Petar Arsovski, analist.
Maqedonia duhet t’i sjellë ndryshimet kushtetuese deri në fund të këtij viti, përkatësisht në nëntor kur do të mbarojë skriningu. Nëse nuk miratohen, procesi do të ndalet, ndërsa vendi rrezikon që përsëri të ngecë në eurointegrime, ndërsa njëkohësisht do ta humbim interesin dhe angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare që i kemi tani. Arsovski tha se atëherë hyjmë në krizë politike ndërsa zgjidhja e vetme do të ishte takim liderësh.
“Po, një situatë e tillë na çon në rrugë pa dalje dhe hyjmë në krizë politike ku do të duhet të vendosin qytetarët, në zgjedhje ose me mekanizma të tjera, të vendosin qytetarët dhe partitë politike dhe elitat politike nëse rruga europiane është rruga e vërtetë për Maqedoni, për shkak se në atë situatë ky bojkot i qetë i euroinegrimeve do të shndërrohet në bojkot aktiv. Nuk po shoh epilog tjetër përveç takimit të liderëve, përveç konsultimeve të përbashkëta politike, ndonjë restart i sistemit politik, të paktën disa parti politike të vendosin për një strategji kombëtare.”- pohoi deklaroi Petar Arsovski, analist.
Por atë për çka po flet lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në gjysmën e dytë të majit. Këto ditë madje deklaroi se ka anëtarë të shumicës parlamentare që e përkrahin këtë ide.

“Jemi të inkurajuar që ka deputetë të koalicionit që është në qeverinë e BDI-së, të përkrahur nga LSDM, që dërgojnë sinjale të qarta se duan që sa më shpejtë që është e mundur t’i jepet fund qeverisjes kriminele dhe të korruptuar të këtij koalicioni të BDI-së së përkrahur nga LSDM dhe janë të gatshëm që në Kuvend ta përkrahin shpërbërjen dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.”- deklaroi Hristjan Mickoski.
Maqedonia vitin e kaluar pas 17 viteve pritje para dyerve të BE-së, formalisht e filloi hapjen e negociatave me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare, por vazhdimi i procesit u kushtëzua me kërkesën e Sofjes për futjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments