9.2 C
Tetovo
E diel, 12 Maj, 2024
BallinaOpinionAVNI RUSTEMI NË KUJTESËN POPULLORE

AVNI RUSTEMI NË KUJTESËN POPULLORE

Avni Rustemi lindi në Libohovë më 22 Shtator 1985. Gjat tërë jetës së tij Avniu u shqua si patriot dhe revolucionar; në qershor më 1920, disa ditë pasi filloi Lufta e Vlorës, vrau në Paris Esat Pashë Toptanin, i cili përbënte një rrezik të dorës së parë për interest e Shqipërisë.

Më 20 prill 1924 kur akrepat shënonin 15:55, Isuf Reçi,   pa i thënë asnjë fjalë Avni Rustemit, nxori pistoletën nga brezi, ia drejtoi dhe dy krisma të thata e lëkundën Avni Rustemin. Duke u mbajtur në objekte aty pranë, Avniu arriti të nxirrte nga brezi pistoletën e vet dhe të qëllojë katër herë drejt tij, por asnjë plumb nuk e preku atentatorin.  Rrëmuja, klithmat dhe urdhri pa objekt i dëshmitarëve “kapeni vrasësin” ishte skena e dytë e ngjarjes. Një pellg gjaku përreth trupit të plagosur dhe zhdukja e atentatorit përbënin skenën e tretë, e cila pati si epilog vdekjen pas dy ditësh të tij, më 22 prill 1924.

O AVNI RUSTEM MARINA

          (Libohovë)

Telegrafët ven’ e vinë

Pjesin për Avni Rustemnë:

“Vrau Esat Pashë Zadenë.”

O Avi Rustem Marina,

Shkove burra, shkove trima,

Në Paris ç’e bërë prima:

Qëllove si vetëtima!

Që më gjasht’ e gjer më tetë,

Në këmbë e bëre nobenë,

Të mbaroje marifenë!

Marifenë ç’e mbarove,

Esat Pashën ç’e qëllove.

U ngrenë policët  e ranë:

“Kush e qëlloi Pashanë?”

“Un’ e vrava qerratanë,

Se punonte propagandë

Me Serbin’ e me Junanë.”

“Avni vatan’ e nderove,

Shqipërinë e gëzove!”

AVNI Rustemn na e vranë 

      (Dukat – Vlorë)

Kjo Vlora këtë herë,

Bir’ i nënës , o Avni!

Të madh e vuri veremnë,

Që kur vranë deputenë,

Trimn’ e madh, Avni Rustemnë.

“Në hotel, te haje bukë,

Të mori plumbi në kukë”

Zogu me ca tradhëtarë

Avni Rustemn na e vranë.

S’do t’ja lëm’ hakën pa marrë!

Avniu e tha një fjalë: 

“Vlorë të ma bëni varrë,

Bashkë me Smail Qemalë,

Të kem përkundrejt Sazanë,

Karaborun’ e limanë!”

NJË DJALË NGA LIBOHOVA

             (Gjirokastër)

Një djalë nga Libohova, 

djalë e deli djalë, 

i mbaruari nga shkolla, 

mbushi xhepat me të holla, 

dhe u nis për Ingliterë, 

rrovoleergjëndë e plumbaverdhë.

Më të prapë e hodhi de(t)në, 

për Paris mori dervenë.

Në Paris vate qëndroi.

Esat Pashën e kërkoi.

Seç e gjeti Esat bejnë, 

në hotel tek pij kafenë; 

një letër ia dorëzoi;

Esat Pasha s’e peshoi, 

letrën e shkretë vështroi.

– O Pasha, more Pasha, 

s’ka gjë brënda letëra, 

për tradhëtarë plumb aka, 

po t’I dërgon nëneja, 

shqipe hallemadheja.

– Aferim ! Avni, o djalë, 

ç’e ngordhe Esat lugatnë.

Dual policët e thanë:

– Kush e vrau Esat Pashanë?

– Unë e vrava qerratanë,

se punoi prapagandë, 

me Serbi e me Junanë, 

me thes e mori paranë, 

që të na shesë vatanë.

LULE, O AVNI RUSTEMI

         ( Tepelenë)

Mos pandeh se u harrove,

Lule o Avni Rustemi,

Në Paris vajte qëndrove,

Esat qenin e qëllove,

Të shtat ja numurove,

Shqipërinë e shpëtove.

Përzgjedhja nga Dilaver Goxhaj

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments