https://tv21.tv/jo-vetem-plagjiatura-ne-ut-shabani-paralajmerohet-se-ka-me-shume-parregullsi/
Në Universitetin Shtetëror të Tetovës nuk është vetëm çështja e plagjiaturës, por Inspektorati Shtetëror i Arsimit nga kontrollet që janë kryer pritet që të dalin edhe parregullsi tjera. Këtë e paralajmëroi zëvendësministri i Arsimit gjatë ditës së, sotme i pyetur se deri ku është raporti i inspektoratit të ministrisë së Arsimit për kontrollin e kryer në Universitetin e Tetovës.
“Momentalisht i presim raportet tyre. Pasi që ata të raportojnë do shkojmë do marrim hapat e tjera konformë ligjit dhe rregulloreve. Nuk është vetëm plagjiatura, paralajmërohet se ka më shumë parregullsi në nivele të Universiteti Shtetëror të Tetovës. Do i shqyrtojmë një nga një dhe konformë situatës dhe do reagojmë”, tha Arafat Shabani – zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës.
Televizioni 21 gjatë ditës së sotme ka kontaktuar edhe me inspektor të këtij inspektorati, por nga atje na thanë se akoma nuk kanë përfunduar me shqyrtimin e dokumentacionit i cili është marr në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe i njëjti është duke u përkthyer. Pasi të përfundoj i gjithë përkthimi do të dilet edhe me një raport të hollësishëm se çfarë është konstatuar nga kontrolli i jashtëzakonshëm në UT. Ky hetim nisi pas publikimit të një hulumtimi i cili nxori se rreth 10 profesorë të këtij universiteti gjegjësisht, Fakultetit të mjekësisë, punimet e tyre shkencore i kanë plagjiaturë.