9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeJavën e ardhshme, “shtetësia” në bisedime,Skender Rexhepi: Nuk heqim dorë nga miratimi...

Javën e ardhshme, “shtetësia” në bisedime,Skender Rexhepi: Nuk heqim dorë nga miratimi i ligjit

Javën e ardhshme propozim-ligji për shtetësi do të bëhet temë bisedimi mes subjekteve politike. Opozita shqiptare është e bindur se ligji do të miratohet. Koordinatori i grupit parlamentar të ASH-AAA-së, Skender Rexhepi thotë se bllokada do të hiqet në momentin që do të ketë marrëveshje konkrete. Sipas tij, në këtë rast nuk ka opsion tjetër.

Gjithsesi se do të kalojë ligji për shtetësi dhe javën që vjen do të fillojnë është bisedimet për zgjidhen e këtij problemi. Ne e themi publikisht se të gjithë ata që fitojnë shtetësinë nga ky ligj, nuk duhet ta përkrahin asnjë subjekt politik përfshirë edhe Aleancën dhe Alternativën – tha Skender Rexhepi, Koordinator i ASH-AAA-së.

Akuzat e Lëvizjes Besa se shtetësia po keqpërdoret për pikë politike, opozita shqiptare i cilëson si tentativa të partive shqiptare në pushtet për të mbuluar qasjen anti-shqiptare të partive nga blloku politik maqedonas.

Nuk e kemi parim të komentojmë qëndrime të zëdhënësit të BDI-së të cilët bashkë me eksponentë të BDI-së mundohen ta mbulojnë urrejtjen anti-shqiptare të LSDM-së dhe VMRO-së. Ne këmbëngulim dhe mbetemi në qëndrim se gjithë ky bllokim i ligjit është për faktin se shumica e tyre që janë pa shtetësi janë shqiptar – tha Skender Rexhepi, Koordinator i ASH-AAA-së.Si pasojë e bllokimi të propozim-Ligjit për shtetësi, opozita shqiptare ka bllokuar mbi 20 ligje me mbi 30 mijë amendamente duke përfshirë këtu masat ekonomike, propozim-Ligjin për kundërvajtje, propozimin për gjendje krize në jug të vendit, etj. Propozimi ASH-AAA-së për shtetësinë parashikon lehtësimin e procedurave për pajisjen me shtetësi të personave apatrit, të lindur dhe rritur në Maqedoni të Veriut dhe ish Jugosllavi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments