15.3 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaEkonomiJANË LËSHUAR MBI 4600 LEJE PUNË PËR TË HUAJ: Nga cilat shtete...

JANË LËSHUAR MBI 4600 LEJE PUNË PËR TË HUAJ: Nga cilat shtete “importojmë” punëtorë?

Të huajt nga vende të ndryshme tashmë punojnë në Maqedoni në disa sektorë.

Agjencia e Punësimit konfirmon se deri më 6 nëntor të këtij viti janë dhënë 4629 leje pune për shtetas të huaj. Në tregun maqedonas të punës ka punëtorë turq, kosovarë, shqiptarë, indianë, si dhe rusë dhe ukrainas.

Punëtorët punësohen kryesisht nga këto shtete: Turqia, Kosova, Serbia, Shqipëria, India, Greqia, Bullgaria, Nepali, Ukraina dhe Rusia. Punëtorët më të angazhuar janë nga këto profesione: menaxher, punëtor ndërtimi, zdrukthëtar, elektricist, armatos, menaxher, futbollist dhe makineri. Punëtorët janë të angazhuar në qytetet: Shkup, Manastir, Tetovë, Kumanovë, Ohër, Prilep, Strumicë, Veles dhe Gjevgjeli. Ndryshe, në vazhdimësi po mbërrijnë kërkesat për punësimin e shtetasve të huaj, të cilat aktualisht janë në zgjidhje”, thonë nga Agjencia për Punësim.

Për krizën me punëtorët flitet prej vitesh. Në disa sektorë nuk ka rini dhe kjo krijon probleme për biznesin.

Marijana Perkovska nga “Gllasen Tekstilec” thotë se duhet të thjeshtohen procedurat administrative për importin e fuqisë punëtore. Të mund të sigurojnë punëtorë në një kohë sa më të shkurtër, që të fillojnë punën sepse nuk ka kohë për të pritur.

Procedura duhet të thjeshtësohet sepse për 3-4 muaj një kompani mund të mbyllet se nuk ka kush të punojë. Punëtorët nga India, Nepali, Bangladeshi, kudo që ka industri janë të përshtatshëm, sepse kemi nevojë për punëtorë të trajnuar. Ata duan të punojnë më shumë se 8 orë në ditë dhe vetë thonë se vijnë për të fituar më shumë dhe pastaj largohen”, thotë Perkovska.

Si shembull ajo shprehet se edhe Gjermania ka thjeshtuar procedurat për të huajt, dhe në vend do të ishte mirë që të gjithë procedurën ta bënin në një institucion, e jo të shkonin nga sporteli në sportel për të mbledhur dokumente.

HOTAM thotë se numri i punëtorëve të huaj në turizëm është i vogël dhe duhet të ketë më shumë staf. Qeveria ka rritur së fundmi kuotën për lejet e punës për të huajt nga 5 mijë në 7 mijë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments