12.6 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaEkonomiRMV / 100 BIZNESE QË FITOJNË MË SHUMË

RMV / 100 BIZNESE QË FITOJNË MË SHUMË

Vetëm shtatë me pronar shqiptar renditen ndër 100 kompanitë më të suksesshme në Maqedoni në vitin 2022. Tregtia e energjisë elektrike, prodhimi i pajisjeve të ndryshme ushtarake, qendra tregtare, ndërtimi, tregtimi me ushqim dhe prodhimi i ambalazhit për lëngje të ndryshme janë bizneset më të suksesshme që menaxhohen nga afaristët shqiptar në Maqedoni.

Të dhënat e Rrjetit të biznesit tregojnë se në listën e kompanive më të suksesshme në aspektin financiar në vend dallohen kompanitë nga zonat e huaja që janë të orientuara në eksport, xeheroret, energjetika, telekomunikacioni, teknologjia informatike, ndërtimi apo prodhimi i materialeve të ndërtimit, ilaçeve, pijeve alkoolike, naftës, tregtisë, bastore, kompani për kredi të shpejta, tregtia e duhanit, etj.

Gjithashtu 100 kompanitë më të mëdha në vend në vitin e kaluar kanë realizuar fitim neto që mbetet pasi kompania nga të ardhurat të anulojë harxhimet e ndryshme, do të paguajë obligimet ndaj punëtorëve, pagat, tatimet e kështu me radhë, prej afër 720 milionë euro, apo afër 105 milionë euro më shumë se në vitin paraprak.

Kompania “Xhonson Meti”, apo kompania prodhuese e pjesëve të automjeteve në vitin 2022 ka shënuar profit prej afër 73 milionë euro. Në vendin e dytë me profit prej afër 40 milionë euro renditet xeherorja Sasa, e pasuar nga “IGM Trejd”- Kavadar një prodhuese e gypave të ndryshme të çelikut me mbi 30 milionë euro. Në vendin e katër renditet “Telekomi i Maqedonisë”, me afër 25 milionë euro. Kompania farmaceutike Alkaloid e orientuar fuqishëm në eksport me gamën e gjerë të prodhimeve me afër 22 milionë euro, renditet në vendin e pestë e pasura nga kompania më e madhe vendore e tregtimit të naftës dhe importit të derivateve të saja, Makpetrol me afër 20 milionë euro. Një nga kompanitë me eksport të lartë të përpunimeve të çelikut, Makstil që gjithashtu shquhet me eksport të lartë dhe që rrjedh nga hekurana e dikurshme e Shkupit me afër 15 milionë euro renditet në vendin e shtatë , e pasuar nga EVN- Maqedoni me afër 15 milionë euro. Në vendin e nëntë dhe dhjetë renditen prodhuesja e çimentos Usje dhe Birraria e Shkupit me afër 15 milionë euro secila.Në vendin e 11-të renditet kompania tregtuese e energjisë elektrike ETMT enerxhi Shkup që vitin e kaluar ka pasur fitim afër 15 milionë euro. Ajo është përfaqësuese e kompanisë “Ener Trade”, si një kompani tregtare me shumicë dhe furnizim me energji elektrike me qendër në Tiranë, Shqipëri. Që nga themelimi i saj në vitin 2019, “Ener Trade” ka demonstruar vazhdimisht performanc ë të jashtëzakonshme në industrinë e tregtimit të energjisë dhe ky sukses ka vazhduar të rritet gjatë viteve.

Një nga aspektet e jashtëzakonshme të “Ener Trade”, është performanca e saj rajonale. Kompania jo vetëm që ka arritur arritje të rëndësishme në Shqipëri, por gjithashtu ka zgjeruar operacionet e saja dhe ka krijuar filiale në Slloveni, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Për më tepër, “Ener Trade” ka një prezencë në Serbi dhe Mal të Zi përmes njësisë së saj shqiptare, si dhe në Bullgari, Slloveni dhe Hungari përmes njësisë së saj sllovene. Në të ardhmen e afërt, “Ener Trade” do të jetë e pranishme në Greqi, duke treguar angazhimin e saj për rritje dhe zhvillim të mëtejshëm.

Në vendin e 16-të me fitim prej afër 12 milionë euro, renditet kompania ATS GROUP me seli në Shkup është një korporatë moderne nga Maqedonia e përbërë nga tre kompani, dy prej të cilave në Shkup dhe një në Samokov me më shumë se 500 punonjës dhe 40 vjet përvojë. ATS Group është e angazhuar në prodhimin e produkteve të destinuara për pajisjet e ushtrisë dhe policisë në fushën e mbrojtjes balistike dhe sigurisë balistike. Përveç kësaj, kompania prodhon edhe municione dhe linja të plota të makinerive të prodhimit të municionit. Në vendin e 45-të nga kompanitë me pronar shqiptar renditet AKO gradba nga Gostivari me fitim prej afër 4 milionë euro në vitin 2022.

Në vendin e 60-të renditet zinxhiri i dyqaneve Kiper nga Zhelina me fitim prej afër 3 milionë euro, e pasuar nga kompania Adrijus nga Saraji një nga importuesit më të mëdhenj të mishit të pulës në vend me fitim prej afër 3 milion euro në vendin e 61-të. Në vendin e 70 –të renditet qendra tregtare “Ist Gejt”, me fitim prej afër 3 milionë euro, si një nga qendrat tregtare më të mëdha në rajon që ofron blerje dhe argëtim në 160,000 m2. Në kuadër të saj po ndërtohen edhe 672 njësi banesore nga kompanitë “Union Net”, “Ist Gejt”, AK dhe SMS ndërtimi.

Në ndërkohë, në vendin e 95 –të renditet kompania prodhuese e ambalazhit , Bas Tuti Fruti me fitim prej afër 2.5 milionë euro. Ajo zë një vend të rëndësishëm midis liderëve rajonalë për prodhimin e ambalazhit PET për mbushje me ujë, lëngje, pije me gaz dhe pa gaz, birrë dhe verë si dhe për paketim të preparateve kimike. /koha/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments